Proda pret homologun çek: Bashkëpunim i bazuar në profesionalizëm e besueshmëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mirëpriti sot, së bashku me drejtues të lartë të policisë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Presidentin e policisë çeke, gjenerallejtnant Martin Vondrašk.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mirëpriti sot, së bashku me drejtues të lartë të policisë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Presidentin e policisë çeke, gjenerallejtnant Martin Vondrašk, të shoqëruar nga zëvendëspresidenti i policisë çeke, drejtues të lartë të Presidiumit të kësaj policie dhe nga oficeri ndërlidhës i policisë çeke.

Qëllimi i takimit ishte intensifikimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe rendit publik, por edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe në luftën kundër krimeve kibernetike.

Proda, gjatë fjalës së tij, e konsideroi historik bashkëpunimin me policinë çeke si dhe një aset të çmuar për përmirësimin e kapaciteteve policore, garantimin e sigurisë së qytetarëve pasi nga Çekia ka një numër të madh vizitorësh e turistësh që vijnë në Shqipëri, si dhe përballimin e sfidave të kohës.

Gjithashtu, Proda falënderoi ish-oficerin e kontaktit të policisë çeke, Adriatik Shino, për punën e shkëlqyer ndër vite, që ka sjellë dhe këtë rritje të bashkëpunimit dhe besimit.

Proda ka garantuar homologun e tij se Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të thelluar bashkëpunimin me policinë çeke në drejtim të shkëmbimit të eksperiencave, hetimeve të përbashkëta në fushën e krimit kibernetik, përdorimit të mjeteve të avancuara dhe trajnimeve të oficerëve sipas standardeve europiane.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, gjenerallejtnant Vondrašk falënderoi drejtorin e Përgjithshëm, Proda për krijimin e një klime bashkëpunimi pa barriera, që ka sjellë një dëshirë dhe iniciativë të vetë drejtuesve të policisë çeke për të bashkëpunuar me kolegët e policisë shqiptare.

Më tej, gjenerali vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si modelin më të mirë në Ballkanin Perëndimor, si dhe shprehu gatishmërinë për ta çuar më tej, duke kontribuar te sektorë të ndryshëm të policisë, si ai kundër krimeve kibernetike, i Sallës së Komandimit dhe ai i Policisë Rrugore.

Në fund të takimit, gjenerallejtnant Vondrašk ftoi Drejtorin e Përgjithshëm, Ilir Proda për një vizitë në Çeki, për të diskutuar për mundësitë e policisë çeke për ta mbështetur Policinë e Shtetit me projekte në fushat me interes të përbashkët.

Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se Forcat Komando kanë qenë të angazhuara në vijën e parë…

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se Forcat Komando kanë qenë të angazhuara në vijën e parë…