Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën në vijën e frontit dhe angazhimet diplomatike.


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën në vijën e frontit dhe angazhimet diplomatike.

“Zhvillova një bisedë të këndshme me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E informova shkurtimisht mbi situatën në vijën e frontit dhe çështjet diplomatike”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në platformën X.

“Jemi duke punuar me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Zelensky.

“Gjithashtu, me kryeministrin Rama diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare. Këto takime do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë”, tha presidenti ukrainas.

“Faleminderit, Edi, faleminderit Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën”, përfundoi presidenti Zelensky.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Festivali Kombëtar i Shkencës, 107 projekte nga nxënësit e gjimnazeve të Tiranës

Kryeministri Edi Rama, i cilësoi punimet pjesëmarrëse të gjimnazistëve të Tiranës, si një konstelacion kreativiteti dhe pasioni për shkencën.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Festivali Kombëtar i Shkencës, 107 projekte nga nxënësit e gjimnazeve të Tiranës

Kryeministri Edi Rama, i cilësoi punimet pjesëmarrëse të gjimnazistëve të Tiranës, si një konstelacion kreativiteti dhe pasioni për shkencën.