Presidenti Xi Jinping harton kursin për planin e 15-të pesëvjeçar të Kinës

Po bëhen përgatitjet për planin e 15-të pesëvjeçar të Kinës, i fundit në një sërë dokumentesh strategjike që kanë udhëhequr zhvillimin ekonomik e shoqëror afatgjatë të vendit që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar.


Po bëhen përgatitjet për planin e 15-të pesëvjeçar të Kinës, i fundit në një sërë dokumentesh strategjike që kanë udhëhequr zhvillimin ekonomik e shoqëror afatgjatë të vendit që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar.

Në një udhëzim të publikuar të hënën, presidenti kinez Xi Jinping theksoi rëndësinë e studimit të opinioneve e sugjerimeve të publikut në hartimin e planit për periudhën 2026-2030.

Që nga fillimi i këtij viti, Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, ka dhënë udhëzime strategjike për hartimin e planit.

Gjatë një vizite inspektimi në Shangai të Kinës Lindore në prill, Xi kryesoi një simpozium mbi zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit në periudhën e planit të 15-të pesëvjeçar dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm.

“Ne duhet të menaxhojmë mirë punët tona dhe të mbetemi të përkushtuar për zgjerimin e hapjes me standard të lartë,” tha Xi në këtë simpozium, duke theksuar nevojën për t’iu përshtatur ndryshimit të peizazhit global dhe për të kuptuar përparësitë strategjike për zhvillimin e Kinës.

Më 30 korrik, Xi kryesoi një mbledhje të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, ku u vendos që plenumi i katërt i Komitetit të 20-të Qendror PKK-së të mbahet në tetor. Në rendin e ditës të plenumit, ndër çështjet e tjera kryesore, do të jetë edhe studimi i propozimeve për planin e 15-të pesëvjeçar.

Plani i 15-të pesëvjeçar konsiderohet si një hap kyç, teksa Kina po shfrytëzon një periudhë prej tre planesh pesëvjeçare, pikërisht të 14-të, të 15-të dhe të 16-të, “për të realizuar në thelb modernizimin socialist” deri në vitin 2035, një objektiv i përcaktuar në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së më 2022.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…