Begaj viziton kishën “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Sinjë: Të ruajmë vlerat e bashkëjetesës e harmonisë fetare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Sinjë, ku ishte për të nderuar Kuvendin e Sinjës, i shoqëruar nga Metropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësi Asti, vizitoi edhe kishën “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, monument kulture i kategorisë së parë.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Sinjë, ku ishte për të nderuar Kuvendin e Sinjës, i shoqëruar nga Metropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësi Asti, vizitoi edhe kishën “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, monument kulture i kategorisë së parë.

Presidenti Begaj apeloi pas kësaj vizite për ruajtjen e vlerave tona të bashkëjetesës e harmonisë fetare duke nderuar e ruajtur pasuritë kulturore e historike

Kreu i Shtetit u shpreh se, “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Sinjë, Berat, me afreskun e saj historik të shekullit XI, është një ndër kishat më të veçanta për pozicionin e saj në zemër të malit

“Të ruajmë vlerat tona të bashkëjetesës e harmonisë fetare duke nderuar e ruajtur pasuritë kulturore e historike. “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Sinjë, Berat, me afreskun e saj historik të shekullit XI, është një ndër kishat më të veçanta për pozicionin e saj në zemër të malit”, shkroi Kreu i Shtetit në Facebook pas kësaj vizite.

Kisha është një ndërtim tipik për stilin e jetesës së komuniteteve të eremitëve, që filluan të lulëzojnë së tepërmi gjatë shek. XII-XIII.

Në brendësi ndodhen tri shtresa afreskësh; nga të cilat, nga shtresa e parë ruhet vetëm një fragment i portretit të Shën Mërisë Platitera, ndërsa nga shtresa e dytë, ruhet një mbishkrim, i cili e daton afreskun në vitin 1292, koha e sundimit të Andronik Paleologut dhe e gruas së tij Irena. Në këtë shtresë, afresku paraqet një skenë të tipit Deisis me Shën Mërinë dhe Gjon Pagëzorin në krah të Krishtit. Ndërsa faza e tretë e afreskut i përket periudhës postbizantine. I gjithë sfondi i pikturës është realizuar në shkëmbin natyror të malit Shpirag, por pjesa më e madhe është nxirë nga tymrat e zjarreve dhe qirinjve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…