Koçiu: Investim modern për të trefishuar kapacitetet laboratorike për shëndetin publik

Në Institutin e Shëndetit Publik vijojnë punimet për ndërtimin e korpusit modern të Laboratorëve të Referencës Kombëtare.


Në Institutin e Shëndetit Publik vijojnë punimet për ndërtimin e korpusit modern të Laboratorëve të Referencës Kombëtare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen.

Koçiu tha se “në kantierin e korpusit të laboratorëve të referencës në Institutin e Shëndetit Publik vijon me ritëm të shpejtë puna për të trefishuar kapacitetet laboratorike’”

“Ky investim modern po ngre standardet e biosigurisë në përputhje me praktikat më të avancuara të BE-së, duke forcuar infrastrukturën laboratorike dhe duke garantuar monitorimit efikas të rreziqeve për shëndetin publik”, theksoi Koçiu.

Korpusi i laboratorëve të referencës kombëtare të Institutit të Shëndetit Publik po ndërtohet në një sipërfaqe prej 2900 m2 ku dhe i cili do ketë nivelin më të lartë të biosigurisë sipas standardeve të BE-së, ku trajtimi i agjentëve biologjikë me rrezik të lartë, bëhet në nivele më të larta mbrojtje për shëndetin e specialistëve, krahasuar me nivelin që aktualisht ka.

Laboratorët do të pajisen edhe me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me kushte bashkëkohore pune për ekspertët dhe stafin e ISHP-së duke garantuar përgjigje sa më efektive, në kohë dhe të sigurta për shëndetin publik.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.