Malaj me tregtarë të pakicës: Siguroni faturë tatimore për çdo produkt

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë vizitës që zhvilloi në dy biznese të shitjes me pakicë të mallrave të bulmetit dhe mishit në qytetin e Lushnjës, theksoi rëndësinë që çdo produkt që shesin duhet ta shoqërojnë me faturë tatimore.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë vizitës që zhvilloi në dy biznese të shitjes me pakicë të mallrave të bulmetit dhe mishit në qytetin e Lushnjës, theksoi rëndësinë që çdo produkt që shesin duhet ta shoqërojnë me faturë tatimore.

Gjatë bisedës me përfaqësuesit e këtyre bizneseve, Malaj tha se tregtimi i këtyre produkteve përmes shoqërimit me faturë fiskale, shërben jo vetëm për formalizimin e tregut, por edhe për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët.

“Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë tregtarët e pakicës që çdo produkt që ata tregtojnë, qofshin këto produkte të bulmetit, qofshin këto produkte apo nënprodukte të mishit, do të duhet të jenë të shoqëruara me një faturë fiskale. Kjo jo vetëm në kuadër të formalizimit të tregut, por edhe në kuadër të sigurisë ushqimore”, u shpreh ministri.

Ai theksoi se, “duhet të kuptohet që nëpërmjet faturës ne jemi në gjendje të bëjmë një gjurmueshmëri të produktit nga ferma, te tregtari e deri te tryeza e konsumatorëve”.

“Ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve me pakicë që të fillojnë dhe të sigurojnë faturat e tyre të blerjeve për çdo mall që ata blejnë, në mënyrë që jo vetëm të formalizojnë aktivitetin e tyre, por nga ana tjetër edhe të sigurojnë dhe të garantojnë sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë”, u shpreh Malaj.

Ministri i Financave theksoi se “të gjitha subjektet e tregtimit me pakicë duhet të ndërgjegjësohen mbi detyrimet ligjore, të cilat duhet të zbatohen në mënyrë të drejtë”.

Burimi ATSH

Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit

Adriana Kalaja (44 firma deputetësh), Aranita Brahaj (35 firma deputetësh), Besim Ndregjoni (34 firma deputetësh), Endrit Shabani (35 firma deputetësh),…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit

Adriana Kalaja (44 firma deputetësh), Aranita Brahaj (35 firma deputetësh), Besim Ndregjoni (34 firma deputetësh), Endrit Shabani (35 firma deputetësh),…