Koçiu: Forcojmë sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se po punohet për një kuadër të ri ligjor, të përafruar me direktivat e BE-së, që forcon sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare.

Kuadri i ri ligjor, sipas ministres Koçiu do të ketë kritere të qarta, mbështetje institucionale dhe vlerësim të vazhdueshëm profesional.

Koçiu e shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin zhvilloi një vizitë në familjen kujdestare Fezaj në Vlorë e cila ka mirëpritur vogëlushen Sabrina që sot po rritet me dashuri në dhe përkujdesje.

“Nga një institucion përkujdesi rezidencial në Vlorë, në një shtëpi të ngrohtë ku merr mbështetje emocionale, ndjek shkollën dhe rritet mes dashurisë familjare, historia e saj është një shembull i prekshëm i transformimit përmes reformës së deinstitucionalizimit”, u shpreh ministrja.

Koçiu nënvizoi se synimi është që “të kemi gjithnjë e më shumë histori si ajo e Sabrinës, fëmijë që rriten me dashuri, siguri dhe shpresë për një të ardhme më të mirë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Të përkushtuar për arritjen e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Uashington me senatorin Steve Daines, kryetar…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia