Hapet zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

Konsullata e re do të mbulojë zonat e Strugës, Ohrit, Manastirit, Kërçovës, Dibrës, Gjevgjelisë dhe Resnjës.


Sot u përurua zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, një strukturë e re konsullore që synon t’i shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë në këtë zonë dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në ceremoni morën pjesë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë me Jashtë i Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski, si dhe përfaqësues të autoriteteve vendore, trupit diplomatik dhe komunitetit shqiptar.

Ministri Hasani e cilësoi hapjen e konsullatës si një veprim konkret për të ofruar shërbime konsullore më të aksesueshme për qytetarët dhe për të lehtësuar procedurat në periudha me fluks të lartë, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

“Kjo zyrë është një mjet i drejtpërdrejtë për të qenë më pranë qytetarëve tanë dhe për të ndërtuar bashkëpunim praktik në fusha me interes të ndërsjellë,” u shpreh ai.

Ai shtoi se konsullata do të ndihmojë gjithashtu në forcimin e lidhjeve mes institucioneve dhe komuniteteve në të dy vendet, duke krijuar hapësira për bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe arsimor.

Ministrat Hasani dhe Mucunski zhvilluan gjithashtu një takim dypalësh ku diskutuan mbi bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit në BE dhe zhvillimet aktuale në Europën Juglindore.

Të dy palët riafirmuan angazhimin për të çuar përpara marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë pragmatike dhe të qëndrueshme.

Konsullata e re do të mbulojë zonat e Strugës, Ohrit, Manastirit, Kërçovës, Dibrës, Gjevgjelisë dhe Resnjës.

Burimi ATSH

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…