Rama: Vënia në funksionim të plotë e landfillit do të shpëtojë Vlorën nga plehrat

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot në Vlorë punën që po kryhet për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet abuzive. Gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit lokal si dhe deputetë të qarkut, Rama pati edhe një prononcim për mediet.


Kryeministri Edi Rama inspektoi sot në Vlorë punën që po kryhet për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet abuzive. Gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit lokal si dhe deputetë të qarkut, Rama pati edhe një prononcim për mediet.

Kreu i qeverisë u pyet edhe në lidhje me mbetjet urbane, për të cilat tha se vënia në funksion e landfiillit do të shpëtojë Vlorën nga plehrat.

“Përsa i përket çështjes së mbetjeve, çështja është e lidhur me funksionimin e Landfillit, dhe vënia në funksionim të plotë e Landfillit do të shpëtoj edhe Vlorën nga kjo pjesa tjetër që janë të qëllimshme, janë të paqëllimshme kjo nuk ka shumë rëndësi në fund të ditës, rëndësi ka që e qëllimshme e paqëllimshme ka zjarre, dhe zjarri është problem. Edhe përsa i përket mbetjeve, ne jemi duke punuar për një skemë të re që shpresoj ta vëmë në jetë në mandatin e katërt”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se “është e papranueshme, është e pakonceptueshme që në Vlorë të bëhen plehrat pirgje dhe faji të jetë gjithmonë i dikujt tjetër”.

“Natyrisht që këtu ka si kudo problem edhe me qytetarët që shfaqin papërgjegjshmëri në raste të caktuara, por unë mendoj që qytetarët janë të fundit, të cilët mund t’i kërkojmë llogari nëse ne nuk bëjmë pjesën tonë. Pra, duhet njëherë të pastrojë Bashkia ashtu si duhet, duhet bashkia të tregojë në çdo lagje që është aty, e përkushtuar për të pastruar atë dhe pastaj të jeni të sigurt që edhe shumica e dërrmuese e qytetarëve do të jenë më të përgjegjshëm, sepse do ta shohin që dikush vërtetë mundohet, por kur plehrat mblidhen e bëhen pirgje, edhe nuk shfaqet njeri tri ditë, atëherë, gjëja e parë që i vjen instinktivisht edhe njeriut më të edukuar, është t’i bashkohet pirgut të plehrave. Çdo grumbull plehrash thërret më shumë plehra. Çdo hapësirë e pastër shtyn plehrat, kjo është logjike. Është shumë më e vështirë të hedhësh plehra në një hapësirë të pastër, sesa t’i hedhësh në një grumbull me plehra dhe thua “hajde, se kështu është këtu””, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…