Produkte autentike direkt nga fermerët e zonës, Rama: Rihapet pas 20 vitesh restoranti tradicional në Pukë

Qeveria shqiptare i ka kushtuar një rëndësi të veçantë zhvillimit të agroturizmit


Qeveria shqiptare i ka kushtuar një rëndësi të veçantë zhvillimit të agroturizmit, duke synuar që deri në vitin 2027 të rrisë ndjeshëm peshën dhe ndikimin e këtij sektori në ekonominë e vendit, veçanërisht në zonat rurale ku zhvillohet.

Përmes Strategjisë për Agroturizmin dhe masave mbështetëse, qeveria dëshiron të nxisë sipërmarrjet lokale që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të komuniteteve rurale.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot historinë e Dionis Tuçit, i cili pas disa vitesh emigrimi në Itali, vendosi të rikthehet në vendlindjen e tij në Pukë, Fushë-Arrëz, ku hapi restorantin “Mish n’Tra”.

Ky lokal ofron produkte autentike direkt nga fermerët e zonës dhe specialitete tradicionale gatimi, duke ruajtur trashëgiminë e familjes Tuçi, e cila ka një histori që nga vitet ’90.

“Pas disa përvojave të çmuara në kuzhinë, te “Mrizi i Zanave” dhe “Mullixhiu”, Dionisi rikthehet me zemër plot, duke çuar në vend një amanet të vjetër të familjes. Pas 20 vitesh që kishte mbyllur dyert, ai më në fund rihapi restorantin e vjetër të familjes Tuçi, një biznes që ka ekzistuar që në vitet ’90”, u shpreh Rama.

Mbështetja e këtyre iniciativave që kombinojnë traditën, prodhimet vendore dhe eksperiencën autentike për vizitorët vendas dhe të huaj, mbetet një nga prioritetet e qeverisë për rritjen e ofertës turistike në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Aksion për bllokimin e objekteve në Farkë, Koçiu: Askush s’do përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, kryeinspektorja e…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Aksion për bllokimin e objekteve në Farkë, Koçiu: Askush s’do përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, kryeinspektorja e…