Rama: Lehtësi për mijëra shqiptarë dhe italianë nga zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë

Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore.


Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se kjo marrëveshje sjell një lehtësi të madhe për mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe mijëra italianë që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni.

Rama shpreh nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre.

Nga dita e sotme, 1 korrik 2025, nis zbatimin marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të pensioneve mes dy vendeve për shtetasit shqiptarë dhe italianë, një moment i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar prej vitesh në Itali, por edhe italianët që punojnë në vendin tonë.

Ky vendim i përbashkët siguron një proces të qartë, transparent dhe të koordinuar në përfitimin e të drejtave të ligjshme të çdo individi dhe ofron për shumë persona një siguri për të ardhmen.

Me nënshkrimin e marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë do të përfitojnë mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj. Dy vendet kanë punuar për një kohë të gjatë për njohjen e pensioneve reciproke, ndërsa dakordësia për marrëveshjen teknike është arritur në korrik të 2022.

Marrëveshja do i shërbejë të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali, por edhe italianëve që punojnë në Shqipëri pasi përmes saj do të mundësohet njohja e kontributeve të tyre për efekt të pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundjet dhe barrëlindjet, si dhe sigurimet për papunësinë.

Për të përfituar një pension të plotë në Itali, një individ duhet të ketë të paktën 20 vite sigurim të plotë, ndërsa në Shqipëri kërkohen minimalisht 15 vite pune të siguruara. Falë marrëveshjes, të gjithë ata që nuk arrijnë të përmbushin këtë kusht minimal vetëm në një prej vendeve, mund t’i bashkojnë vitet e punës nga të dy shtetet dhe të përfitojnë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Institucionet kanë gati të gjithë infrastrukturën për aplikimin për pension, përditësim të kërkesave në e-albania dhe realizimin me eficencë të komunikimit elektronik me palën italiane.

Në Shqipëri, aplikimi për përfitimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje mund të kryhet përmes platformës digjitale e-Albania, ku janë integruar shërbimet përkatëse për aplikimin për pension ndërkombëtar. Gjithashtu, qytetarët mund të drejtohen pranë sporteleve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për asistencë të drejtpërdrejtë.

Marrëveshja u firmos më 6 shkurt 2024 nga autoritetet shqiptare dhe italiane dhe në muajin mars të këtij viti u botua edhe në Fletoren Zyrtare të Italisë, duke hyrë zyrtarisht në fuqi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.