Forumi i Shërbimeve Publike, Shqipëria vlerësohet nga OKB për arritjet në fushën e qeverisjes elektronike

Në Forumin e Shërbimeve Publike të Kombeve të Bashkuara që u mbajt në Samarkand, Uzbekistan, Shqipëria u vlerësua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për arritjet në fushën e qeverisjes elektronike dhe digjitalizimit të shërbimeve publike, në mbështetje të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.


Në Forumin e Shërbimeve Publike të Kombeve të Bashkuara që u mbajt në Samarkand, Uzbekistan, Shqipëria u vlerësua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për arritjet në fushën e qeverisjes elektronike dhe digjitalizimit të shërbimeve publike, në mbështetje të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, njofton se ky vlerësim konfirmon angazhimin dhe rezultatet konkrete të Shqipërisë në transformimin e administratës publike përmes teknologjisë dhe inovacionit.

Sipas njoftimit të AKSHI-t, nga organizatorët u nënvizua se Shqipëria vazhdon të mbajë një renditje të lartë në Indeksin e Zhvillimit të Qeverisjes Elektronike (EGDI) në nivel rajonal, duke shënuar përparim të qëndrueshëm.

“Përmirësime të dukshme janë regjistruar edhe në Indeksin e Shërbimeve Online, falë zgjerimit të shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset. Një tjetër arritje lidhet me zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit, që garanton ofrimin efektiv të shërbimeve publike online”, thuhet në njoftim.

Forumi, bashkëorganizuar nga UN DESA dhe qeveria e Uzbekistanit, mblodhi rreth 1,000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, ministra, vendimmarrës dhe profesionistë të administratës publike, për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe për të nxitur qasje të reja transformuese.

Nga Shqipëria në këtë forum mori pjesë Nevila Repishti, e cila u angazhua në diskutimet për forcimin e qeverisjes elektronike dhe avancimin e transformimit digjital në shërbimet publike.

Sipas AKSHI-t, vëmendje e veçantë iu kushtua transformimit digjital dhe inovacionit në sektorin publik.

Në ceremoninë përmbyllëse, 12 vende u vlerësuan për rezultatet në qeverisjen elektronike, sipas UNEGovernmentSurvey2024.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…