Hammond: SHBA, mbështetje financiare dhe ekspertizë kibernetike për Shqipërinë

Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kathryn Hammond mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në kursin “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, një trajnim dyditor i organizuar nga Ambasada e SHBA


Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kathryn Hammond mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në kursin “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, një trajnim dyditor i organizuar nga Ambasada e SHBA nën kujdesin e Programit të Ndihmës së Sigurisë Diplomatike për Antiterrorin, mbi hetimin dhe ndjekjen penale të provave digjitale.

Në fjalën e saj Hammond, pasi falënderoi prokurorët pjesëmarrës në trajnim, u shpreh se, “në botën e sotme të ndërlidhur, nuk mendoj se mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e luftës kundër krimeve kibernetike”.

“Krimet kibernetike paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e qytetarëve. Kriminelë, terroristë, regjime shtypëse dhe aktorë të tjerë abuzojnë me mjetet digjitale duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, duke dëmtuar të tjerët dhe duke ushtruar ndikim të dëmshëm”, tha ajo.

“Vetëm të premten që kaloi, pamë një incident kibernetik në Bashkinë e Tiranës, të cilin Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ua ka atribuuar aktorëve iranianë. Luftërat bashkëkohore fillojnë online. Mbrojtja e aeroporteve, spitaleve, rrjeteve energjetike dhe të dhënave personale është mbrojtje kombëtare. Gatishmëria kibernetike është thelbësore për misionin”, theksoi Hammond.

“Aktorët e këqij po përdorin teknologji gjithnjë e më të sofistikuara, gjë që e bën të domosdoshme që forcat e rendit dhe prokurorët të jenë një hap përpara këtyre kërcënimeve që zhvillohen me shpejtësi. Trajnimi juaj në këtë kurs ju ka përgatitur për të përballuar këto sfida drejtpërdrejt, duke siguruar që drejtësia të vihet në vend në epokën digjitale”, nënvizoi ajo.

Hammond shtoi se, “qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon me partnerët për të çuar përpara një të ardhme digjitale që mbron sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve duke ndëshkuar ata që përdorin mjetet digjitale për qëllime kriminale”.

“Që nga ndërhyrjet shkatërruese kibernetike të korrikut dhe shtatorit 2022, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar miliona dollarë në ndihmë dhe ekspertizë kibernetike për Shqipërinë’, tha Hammond.

Ajo theksoi se, “Shtetet e Bashkuara e marrin me seriozitet rolin e tyre në ndihmën ndaj partnerëve për të ndërtuar mbrojtjen e tyre kibernetike – dhe një pjesë kyçe e kësaj mbrojtjeje është aftësia për të hetuar dhe ndjekur penalisht autorët e krimeve kibernetike”.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve Hammond u shpreh se, “gjatë këtij kursi, ju keni thelluar njohuritë tuaja mbi kompleksitetin e provave digjitale dhe rolin e tyre kyç në ndjekjen penale të terrorizmit dhe krimeve të tjera të mëdha. Keni fituar njohuri të vlefshme mbi mënyrat se si terroristët dhe kriminelët e tjerë shfrytëzojnë internetin dhe teknologjinë për të planifikuar dhe kryer veprat e tyre të tmerrshme”.

“Ndërsa ktheheni në rrethet tuaja përkatëse, jam e bindur se do të zbatoni njohuritë dhe aftësitë që keni fituar për të pasur një ndikim të rëndësishëm në luftën kundër krimit”, tha ajo.

“Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj mbrojtjes së komuniteteve tuaja. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten partnerë të përkushtuar, si në botën reale, ashtu edhe në hapësirën kibernetike”, përfundoi fjalën e saj Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë, Kathryn Hammond.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…