Hapen 150 vende në Akademinë e Sigurisë, Hoxha: Bëhuni pjesë e Policisë Shtetit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha iu ka bërë sot thirrje maturantëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.


Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, iu ka bërë sot thirrje maturantëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Nga Akademia e Sigurisë, Hoxha bëri me dije se janë hapur 150 vende për të rinjtë e të rejat gjimnazistë, që duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

“Shkolla e Policisë ofron një formim cilësor modern dhe të përputhshëm me standardet evropiane të sigurisë publike”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, “Shkolla e Policisë nuk është thjesht një shkollë, por një derë që hapet drejt një karriere të qëndrueshme, në shërbim të vendit dhe qytetarëve”.

“I nxis maturantët që kanë të fortë idealin e shërbimit publik, që kanë vullnet për të kontribuar në rritjen e sigurisë në komunitet, të përfshijnë Akademinë e Policisë në preferencat e tyre dhe të garojnë me besim të plotë.

Aplikoni për t’u bërë pjesë Policisë së Shtetit, e këtij vizioni, për të garantuar liritë dhe të drejtat themelorë te njeriut”, tha Hoxha.

Rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro theksoi se Akademia e Sigurisë është një derë që trajnon dhe arsimon të gjitha forcat ligjzbatuese ne vend.

“Për gati një muaj jemi përfshirë në një tur masiv, ku janë afruar dhe kanë marrë informacion mbi 11500 maturantë të cilëve u janë bërë me dije elementët pozitivë që ka kjo shkollë. Shumë prej studentëve tanë u janë hapur dyert në BKH, oficerë të policisë gjyqësore në prokurori, pra është një derë që trajnon dhe arsimon të gjitha forcat ligjzbatuese në vendin tonë”, tha Mandro.

Mandro përmendi edhe marrëveshjet e bashkëpunimit të Akademisë së Sigurisë me akademi të tjera.

“Sa i përket marrëveshjes së bashkëpunimit që kemi me Akademinë e Sigurisë, me Policinë Italiane, ne kemi çuar rreth 65 studentë që janë trajnuar atje, të cilët janë kthyer dhe i shërbejnë strukturave ligjzbatuese. Kemi edhe me Akademinë Policore të Turqisë dhe së fundmi kemi lidhur një marrëveshje me qendrën e trajnimeve federale në SHBA. Pra, Akademia nuk është e mbyllur, por është gjithëpërfshirëse. Kemi 32 marrëveshje me akademi të tjera”, tha Mandro.

Burimi ATSH

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…