Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi inspektimet në plazhe, duke u ndalur në zonë e Kavajës.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi inspektimet në plazhe, duke u ndalur në zonë e Kavajës.

Ministrja vlerësoi se sfidë mbetet pastrimi i plazheve ndërsa deklaroi tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike.

“Prandaj policia do të jetë në krahun tonë për ta përballuar një sfidë të tillë. Plazhet e Kavajës bashkë me plazhet e Durrësit janë vija bregdetare më e populluar, qoftë me pushues vendas, mysafirë nga Kosova dhe gjithnjë e më shumë edhe pushues të huaj”, tha ajo.

Kumbaro nënvizoi se me rregulloren e re, subjektet që kanë strukturë akomoduese mund të marrin nën menaxhim parcela plazhi, si vlerë e shtuar për bizneset e tyre të hotelerisë.

“Është megjithatë, e rëndësishme të kemi një ndërprerje të vijës së plazheve të menaxhuara, edhe me plazhe publike. Gjithashtu edhe në plazhet e menaxhuara nga subjektet private duhet të respektohet një distancë rreth 7-8 metër nga deti, për qytetarët që dëshirojnë të qëndrojnë buzë detit”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro kërkoi nga institucionet të gjejnë mirëkuptim me banorët e pallateve dhe banesave pranë plazheve të mos zaptojnë hapësirat, si dhe kërkoi nga subjektet private të mos tentojnë për t’u shtyrë përtej parcelës së marrë nën menaxhim me kontratë, pasi do të quhet zaptim.

Në gjithë vijën bregdetare të Kavajës, janë 73 plazhe publike të cilat, ministrja Kumbaro kërkoi të pajisen me sinjalistikën e duhur nga bashkia.

“Kemi plazhe që prej vitit 2021 janë me kontrata 5-vjeçare menaxhimi, të cilat përfundojnë këtë vit. Nga viti tjetër do të kemi një situatë të përmirësuar të plazheve edhe më në favor të hapësirave publike. Do të duhet të jemi gjithë kohën në komunikim për të sinjalizuar njëri-tjetrin qoftë kur kemi raste të zaptimit të plazheve, qoftë të ndotjes së hapësirave publike. Përtej plazheve, është e rëndësishme të pastrohet edhe pjesa e gjelbërimit dhe pyllit, ku shpesh bëhen venddepozitime për mbetjet”, përfundoi ministrja Kumbaro.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, nga ana tjetër u shpreh se për shkak të përqendrimit të lartë të hoteleve, kërkon më shumë impenjim menaxhimi i hapësirave ndërsa shtoi se “Ka hyrë në fuqi urdhri i bashkisë që pezullon ndërtimet dhe punimet në zonën e plazhit, me qëllim për të garantuar një sezon të pastër dhe të qetë”.

Burimi ATSH

Lamallari dhe Pirdeni presin delegacionin finlandez: Çmojmë mbështetjen e Finlandës në procesin integrues

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, së bashku me ministren e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, pritën sot një delegacion…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari dhe Pirdeni presin delegacionin finlandez: Çmojmë mbështetjen e Finlandës në procesin integrues

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, së bashku me ministren e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, pritën sot një delegacion…