Akademia Politike e PS-së, Rama: Mandati i deputetit nuk është dekoratë, por përgjegjësi e përditshme

Akademia Politike e Partisë Socialiste hapi dyert për 39 deputetët e rinj të PS-së në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD).


Akademia Politike e Partisë Socialiste hapi dje dyert për 39 deputetët e rinj të PS-së në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD).

Ky edicion i posaçëm nuk është thjesht një trajnim, por një hapësirë reflektimi për të kuptuar më thellë rolin e të qenit përfaqësues në një demokraci funksionale.

Me një leksion hyrës, Kryeministri Edi Rama theksoi se “mandati nuk është një dekoratë, por një përgjegjësi e përditshme për të qenë të vlefshëm dhe të dobishëm për ata që na kanë dhënë besimin e tyre”.

“Tani duhet me të njëjtin seriozitet ta meritoni këtë gjë çdo ditë, sepse kjo nuk është diçka që meritohet njëherë. Nuk mjafton. Kjo është çdo ditë. Nuk është si ato dekoratat, që e merr një dekoratë dhe e ke përgjithmonë. Çdo ditë duhet të jesh i vlefshëm, çdo ditë duhet të jesh i nevojshëm dhe i dobishëm”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate deputetësh, 54 (65.05%) prej të cilëve përfituan mandatin për herë të parë.

39 nga 54 deputetët që e fituan mandatin për herë të parë nuk kanë mbajtur më parë pozita drejtuese në nivel të lartë ekzekutiv si ministër, zv.ministër apo kryetar bashkie.

Nga 39 deputetë 23 (59%) janë burra dhe 16 (41%) janë gra.

Ndaj, Akademia Politike e Partisë Socialiste rikthehet me këtë format të veçantë, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Punësimi i të rinjve, mbahet takimi i parë për programin IPA 2024–2027

Programi ka si qëllim kryesor përfshirjen e plotë të të rinjve në tregun e punës, me fokus të veçantë tek…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Punësimi i të rinjve, mbahet takimi i parë për programin IPA 2024–2027

Programi ka si qëllim kryesor përfshirjen e plotë të të rinjve në tregun e punës, me fokus të veçantë tek…