Ndryshimet në ligjin “Për të huajt”, Lamallari: Lehtësi për tërheqjen e punonjësve të kualifikuar dhe kërkuesve shkencorë

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari prezantoi sot para komisionit për Politikën e Jashtme disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për të huajt”.


Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari prezantoi sot para komisionit për Politikën e Jashtme disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për të huajt”.

Lamallari nënvizoi se nisma synon të përmirësojë fushën e të drejtave të migrantëve, anëtarëve të tyre të familjes, refugjatëve dhe azilkërkuesve si dhe të mbrojtjes sociale, duke ofruar akses në programe dhe shërbime integrimi.

“Synohet ofrimi më i mirë i informacionit dhe procedurave të lehtësuara dhe afateve të shkurtuara si dhe forcimit institucional të ofrimit të shërbimeve për migrantët”, shtoi ai.

Zv.ministri i Brendshëm bëri të ditur po ashtu se projektligji vjen edhe si parashikim i strategjisë kombëtare për migracionin si dhe adreson edhe objektivat e planit kombëtar për integrimin europian.

“Projektligji synon garantimin e një mjedisi më miqësor për investitorët e huaj, migrantët dhe azilkërkuesit. Bëhet fjalë për leje për punonjës shumë të kualifikuar dhe ndryshimet në ligj vijnë në parametrat e përcaktuara nga pakti i ri për migracionin”, shtoi ai.

Lamallari nënvizoi se përmes kësaj nisme shkohet më tej në drejtim të forcimit të kapaciteteve të institucioneve që merren me menaxhimin e migracionit në Shqipëri.

“Fokusi përmes kësaj nisme i jepet forcimit të të drejtave dhe garancive që duhet të gëzojë çdo migrant, azilkërkues dhe refugjat dhe familjarët e tyre sipas standardeve të BE-së”, tha zv.ministri.

Nga ana tjetër, Lamallari u ndal te përfitimet e shtetit shqiptar, përmes lehtësive që krijohen në procedura dhe afate për kategori shumë specifike punonjësish që synohet të tërhiqen për tregun e punës.

Konkretisht, Lamallari nënvizoi se bëhet fjalë për punonjës shumë të kualifikuar apo edhe kërkues shkencorë, apo lehtësimi i procedurave për personat që konsiderohen si investitorë të huaj.

Lidhur me nevojat për identifikimin e saktë të këtyre punonjësve, Lamallari bëri të ditur se kjo bëhet në bashkëpunim me gjithë institucionet, si policia kriminale dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

“Në gjithë nismën prej 60 nenesh kemi synuar në thelb të përafrojmë kuadrin ligjor ekzistues me direktivat dhe standardet e BE-së. Për dëbimet, për çdo person të huaj që konsiderohet i padëshiruar në vendin tonë merren masat e nevojshme për të garantuar dëbimin, veçanërisht kur cenohet siguria publike dhe kombëtare”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Kina zhvillohet e sigurt përballë presioneve të jashtëme dhe gjendjes së pasigurt në arenën ndërkombëtare

Ekonomia e Kinës, edhe pse ekonomia ndërkombëtare është në përkeqësim si rezultat i disa faktorëve, ngjarjeve dhe konflikteve të padëshëruara,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kina zhvillohet e sigurt përballë presioneve të jashtëme dhe gjendjes së pasigurt në arenën ndërkombëtare

Ekonomia e Kinës, edhe pse ekonomia ndërkombëtare është në përkeqësim si rezultat i disa faktorëve, ngjarjeve dhe konflikteve të padëshëruara,…