Koçiu: 545 mjekë specialistë rikthyen shërbimet aty ku mungonin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me një grup mjekësh specialistë


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me një grup mjekësh specialistë, që sipas Koçiut kanë dhënë kontributin e tyre në spitalet publike, përmes kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas Koçiut, “shumë prej tyre zgjedhin të qëndrojnë edhe pas përfundimit të kontratës, duke forcuar shërbimet në qytete si Kukës, Vlorë, Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan, Kurbin e Kuçovë”.

Ministrja Koçiu u shpreh se “545 mjekë të angazhuar me këtë model që nga 2019, duke rikthyer shërbime aty ku mungonin”.

“Vazhdojmë të investojmë në specializime për mjekësinë familjare dhe urgjencën, me mbështetje dhe mundësi punësimi pranë vendbanimit”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Këto programe specializimi, ofrojnë mundësi për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive në trajtimin e emergjencave mjekësore dhe kujdesin parësor shëndetësor. Më herët, ministrja Koçiu është shprehur se qëllimi i MSHMS mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore pranë vendbanimit, duke përgatitur profesionistë të aftë dhe të specializuar në këto fusha të rëndësishme”.

Burimi ATSH

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…