Gonzato: Shqipëria, përparim shumë të mirë në kapacitetet e sigurisë kibernetike

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe drejtorin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa.


Siguria kibernetike është më e rëndësishme se kurrë dhe bashkëpunimi është çelësi për ndërtimin e sistemeve digjitale të qëndrueshme.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe drejtorin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa.

Ai theksoi se, “Shqipëria ka bërë përparim shumë të mirë në forcimin e kapaciteteve të saj në fushën e sigurisë kibernetike falë mbështetjes së Bashkimit Evropian”.

“Siguria kibernetike është një ndër prioritetet kryesore të BE-së. Partneriteti ynë i fortë me Shqipërinë, i bazuar në ekspertizën e Akademisë së Qeverisjes Elektronike të Estonisë, po forcon qëndrueshmërinë rajonale kibernetike, kapacitetet teknike dhe bashkëpunimin në një moment kyç”, tha ambasadori i BE-së.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bëri të ditur sot se, BE-ja ka mbështetur autoritetet shqiptare në përballimin e sulmeve kibernetike përmes programit “Cybersecurity Rapid Response” për vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga BE dhe i zbatuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike e Estonisë.

I nisur pas sulmeve kibernetike të vitit 2022 në rajon, ky program synon të forcojë qëndrueshmërinë kibernetike përmes trajnimeve të ekspertëve, konsulencës dhe ofrimit të softuerëve të avancuar të sigurisë kibernetike, duke rritur aftësinë e Shqipërisë për të zbuluar dhe reaguar në mënyrë efikase ndaj kërcënimeve kibernetike.

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.