Gonxhja me kryebashkiaken e Vlorës: Bashkëpunim për zgjidhjen e disa problematikave para sezonit turistik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi nisjen e punës për zgjidhjen e disa prej problematikave dhe përgatitjet e sezonit turistik në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim me ekipet e Bashkisë dhe të Ministrisë.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi nisjen e punës për zgjidhjen e disa prej problematikave dhe përgatitjet e sezonit turistik në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim me ekipet e Bashkisë dhe të Ministrisë.

Ministri bëri të ditur se, në takimin e zhvilluar me drejtuesit e bashkisë dhe kryetaren Bruna Mersini, u ngritën grupe të përbashkëta pune për të koordinuar veprimet në drejtim të: Verifikimit të nevojës dhe mundësive për vende të ankorimit dhe infrastrukturën mbështetëse për aktivitetet turistike; Koordinim të prioriteteve dhe projekteve në zhvillim, për të garantuar përgatitjen e sezonit turistik që synohet të shtrihet përtej verës si dhe rritjen e standardeve të shërbimeve dhe menaxhimi i plazheve, duke përfshirë pastrimin e tyre dhe përgatitjen e vijës bregdetare për qytetarët dhe turistët.

Gonxhja theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të sektorit kulturor dhe sportiv në funksion të turizmit.

“Muzeumet dhe objektet kulturore do të monitorohen dhe do të bëhet ecuria e investimeve në proces. Gjithashtu po zhvillohen ndërhyrje në Kalanë e Kaninës, ndërsa po punohet për bashkëmenaxhimin e aseteve kulturore, për të krijuar sinergji midis turizmit, kulturës dhe sportit”, tha ministri.

“Vlora meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale. Synojmë të kemi një sezon turistik sa më të organizuar dhe një vit më të suksesshëm, krah për krah me qytetarët dhe aktorët lokalë”, deklaroi Gonxhja.

Ai shtoi se bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe lokale është thelbësor për të garantuar standardet e shërbimeve turistike dhe kulturore, duke rritur cilësinë e vizitës për pushuesit dhe duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit.

Ky angazhim institucional vjen në kuadër të përpjekjeve për të bërë të mundur një sezon turistik të gjatë dhe cilësor, duke përmirësuar infrastruktura, shërbimet dhe ofertat për turistët vendas dhe të huaj në qytetin bregdetar të Vlorës.

Marrë nga ATSh

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.