Presidenti kinez Xi Jinping zhvillon bisedime telefonike me homologun amerikan Donald Trump

Në mbrëmjen e së enjtes, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e vet amerikan Donald Trump, me ftesë të këtij të fundit.


Në mbrëmjen e së enjtes, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e vet amerikan Donald Trump, me ftesë të këtij të fundit.

Xi vuri në dukje se, për të ndrequr kursin e anijes së madhe të marrëdhënieve Kinë-ShBA, është e domosdoshme të mbahet mirë timoni dhe të caktohet siç duhet drejtimi, veçanërisht duke përjashtuar të gjitha llojet e ndërhyrjeve apo edhe të veprimeve shkatërruese. Sipas propozimit të palës amerikane, drejtuesit kryesorë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të të dy vendeve zhvilluan bisedime në Gjenevë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së çështjeve ekonomiko-tregtare nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve. Ky hap është mirëpritur gjerësisht nga të gjithë sektorët në të dy vendet, si edhe nga bashkësia ndërkombëtare, dhe vërteton se dialogu e bashkëpunimi janë zgjedhja e vetme e drejtë. Të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë plotësisht mekanizmin ekzistues të konsultimeve ekonomiko-tregtare, të mbajnë një qëndrim të barabartë, të respektojnë shqetësimet e njëra-tjetrës dhe të synojnë rezultate me përfitime të ndërsjella. Kina është e sinqertë në këtë drejtim, por njëkohësisht edhe parimore.

Xi tha më tej se populli kinez gjithmonë e mban fjalën dhe i përmbush angazhimet. Pasi është arritur një konsensus, të dyja palët duhet ta zbatojnë atë. Pas bisedimeve në Gjenevë, pala kineze e ka zbatuar me seriozitet dhe përpikëri marrëveshjen. Pala amerikane duhet të vlerësojë në mënyrë objektive përparimin e arritur dhe të anulojë masat negative ndaj Kinës. Të dyja palët duhet të forcojnë shkëmbimet në fushat e ndryshme, si diplomacia, ekonomia dhe tregtia, ushtria dhe zbatimi i ligjit, duke thelluar konsensusin, duke zvogëluar keqkuptimet dhe duke forcuar bashkëpunimin.

Kreu i shtetit i Kinës theksoi po ashtu se pala amerikane duhet ta trajtojë me kujdes çështjen e Tajvanit, duke shmangur që një pakicë forcash separatiste “pro pavarësisë së Tajvanit” t’i shtyjnë Kinën dhe ShBA-në drejt një përplasjeje të rrezikshme.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Donald Trump shprehu respekt të madh për presidentin Xi dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve ShBA-Kinë. Pala amerikane është e kënaqur që ekonomia kineze po ruan një rritje të fortë. Bashkëpunimi midis Kinës dhe ShBA-së mund të sjellë shumë rezultate të mira, vuri në dukje Trump, duke shtuar se ShBA-ja do të vazhdojë të ndjekë politikën e “një Kine”. Sipas tij, bisedimet ekonomiko-tregtare ndërmjet dy vendeve në Gjenevë ishin të suksesshme dhe u arrit një marrëveshje e mirë. Pala amerikane është e gatshme të punojë me palën kineze për zbatimin e marrëveshjes dhe mirëpret studentët kinezë që shkojnë për të studiuar në ShBA.

Presidenti Xi e mirëpriti homologun e tij amerikan për një vizitë tjetër në Kinë, dhe Trump-i shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë. Dy krerët e shteteve ranë dakord që ekipet përkatëse të të dyja palëve të vazhdojnë zbatimin e mirë të konsensusit të arritur në Gjenevë dhe të zhvillojnë sa më shpejt një raund të ri bisedimesh.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama takon nesër në Bruksel Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama do të takohet të mërkurën, më 17 shtator në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama takon nesër në Bruksel Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama do të takohet të mërkurën, më 17 shtator në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark…