“Hospitality Albania”, Rama: Rijetësim i rezidencave qeveritare në Vlorë e Velipojë në destinacione turizmi elitar

Shtatë finalistët e fazës së dytë të konkursit “Hospitality Albania” prezantuan sot përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare.


Shtatë finalistët e fazës së dytë të konkursit “Hospitality Albania” prezantuan sot përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, nga struktura të amortizuara me kosto të lartë mirëmbajtjeje, në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.
I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama vlerësoi se edhe në këtë konkurs janë përfshirë një grup arkitektësh shumë të mirë dhe me eksperiencë dhe prestigj ndërkombëtar.

“Sot ne hapim një tjetër nga kapitujt e punës të Korporatës Shqiptare të Investimeve, kapitull i cili ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare të cilat prej shumë kohësh kanë mbetur në hije si rezultat i mospërdorimit të tyre për shkak të humbjes së funksionit”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje eksperiencën e dy rezidencave në Tiranë që tanimë janë transformuar, njëra në një shtëpi pritje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota, në bashkëpunim me fondacionin e njohur francez “Art Explora”.

“Kjo na ka kanë treguar që kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe nga ana tjetër për t’i rijetëzuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash”, shtoi ai.

Duke u ndalur te dy projektet për të cilat bëhet konkursi i sotëm, Kryeministri bëri të ditur se njëri prej tyre bëhet për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar në Vlorë dhe tjetra për një tjetër rezidencë qeveritare në zonën e Velipojës.

“Është një rrugë e re që ne po e shkelim me sukses, por mbi të gjitha ku praktikisht shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shetetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar. Kjo duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë bazike, shumë të drejtpërdrejta dhe e kanë privuar shtetin nga shumë kapacitete për të krijuar të ardhura”, shtoi Rama.

Rama tha se duke i bashkuar këto interesa dhe duke vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin duke u bazuar te modelet më të mira në Europë që janë modelet e simotrave të Agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve.

Kryeministri theksoi se në Itali apo në Spanjë këto agjenci zotërojnë asete dhe marrin të ardhura jashtëzakonisht mbresëlënëse, të cilat vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë publike dhe për të përfshirë kapacitete shtetërore në rritjen e ekonomisë.

Në përfundim, Rama shprehu bindjen se konkursi do të jetë një tjetër vlerë e shtuar në rritjen e mëtejshme të koleksionit të kontributeve nga arkitektë ndër më të mirët sot në Europë dhe në botë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: Ndalimi i qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi, rënie e ndjeshme e aksidenteve

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, i cilësoi sot si të pavërteta, lajmet për rikthimin e qarkullimit të monopatinave…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu: Ndalimi i qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi, rënie e ndjeshme e aksidenteve

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, i cilësoi sot si të pavërteta, lajmet për rikthimin e qarkullimit të monopatinave…