Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku u prit në një takim miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda.


Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku u prit në një takim miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda.

Gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional mes Policisë së Shtetit, DIA-s dhe Policisë italiane.

Carbone çmoi rolin, profesionalizmin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe theksoi se ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore, operacionet e suksesshme të përbashkëta, puna e përbashkët për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, si dhe kapja e personave në kërkim ndërkombëtar janë dëshmi konkrete e këtij angazhimi.

Carbone theksoi se “DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare, për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda falënderoi Carbone, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Policisë italiane. Ai theksoi se Policia e Shtetit sot është një institucion profesional, i besueshëm dhe partner i barabartë në bashkëpunimet rajonale dhe ndërkombëtare për sigurinë publike dhe luftën kundër krimit të organizuar me qëllim sundimin e ligjit.

Të dy drejtuesit vlerësuan gjithashtu kontributin e Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri, për rolin e tyre në koordinimin dhe nxitjen e bashkëpunimit përmes Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Carbone dhe Proda u dakordësuan që ky bashkëpunim model duhet të thellohet dhe të zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, kryesisht në shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, duke e konsideruar një shembull të shkëlqyer për t’u ndjekur.

Në përbërje të delegacionit italian ishin Drejtuesja e Lartë e Policisë italiane, Lorena di Galante – zv.drejtore e DIA-s; Gjeneral Brigade Renzo Nisi – Komandant i Departamentit III të DIA-s; si dhe drejtues të tjerë të strukturave partnere të specializuara në hetimet antimafia.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni italian shoqërohet nga drejtues dhe ekspertë të Zyrës së Sigurisë pranë Ambasadës italiane dhe të Guardia di Finanza, të akredituar në vendin tonë.

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.