Balla me deputetin gjerman: Partneriteti me Gjermaninë, shtyllë në avancimin e agjendës evropiane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po mer pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, zhvilloi një takim me Adis Ahmetović, anëtar i Bundestagut gjerman, i cili është zëri kryesor për politikën e jashtme në radhët e Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD).

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut gjerman, si edhe mes dy grupeve parlamentare.

Palët ndanë bindjen se partneriteti mes Shqipërisë dhe Gjermanisë mbetet një shtyllë e rëndësishme në avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë.

Në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, me theks të veçantë te nevoja për të ecur përpara pa asnjë vonesë gjatë viteve 2026–2027, me qëllim përmbylljen me sukses të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe theksoi rëndësinë e koordinimit të mëtejshëm politik dhe parlamentar për të garantuar progres të qëndrueshëm në këtë proces strategjik për Shqipërinë.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Balla u takua gjithashtu me anëtarin e Bundestagut, anëtar i Grupit CDU/CSU, Carl-Philipp Sassenrath, si dhe me Richard Grenell, të dërguarin special të presidentit Donald Trump për misionet speciale të ShBA dhe me presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Modernizimi i Kuvendit me IA, Peleshi takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe POPVOX Foundation

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia