Rama: Mburojë e pavarësisë së drejtësisë, vijojmë mbështetjen ndaj SPAK

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me skuadrën fituese, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, deklaroi se edhe pse qeveria nuk ka në dorë vendimet e sistemit të drejtësisë, ajo ka detyrimin të garantojë pavarësinë e tij dhe të udhëheqë me forcën e shembullit.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me skuadrën fituese, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, deklaroi se edhe pse qeveria nuk ka në dorë vendimet e sistemit të drejtësisë, ajo ka detyrimin të garantojë pavarësinë e tij dhe të udhëheqë me forcën e shembullit.

“Ne nuk japim dot drejtësi për shumë shqiptarë që akoma enden pafundësisht në pritje të drejtësisë. Nuk korrigjojmë dot gafat dhe poshtërsitë që ndodhin ende në sallat e gjyqeve, si në dëm të qytetarëve të zakonshëm ashtu edhe të shtetit”, u shpreh Rama.

Ai solli një rast konkret, një vendim i Gjykatës së Apelit që i kërkon shtetit të paguajë 500 mijë euro si dëmshpërblim për një përplasje automobilistike të ndodhur para tetë vitesh, pa pasoja fatale.

“Ndërkohë që janë të panumërt shqiptarët që presin apelin me vite të tëra, ndërkohë që janë flagrante rastet që ne presim apelin e apelit me muaj të tërë, ky vendim u mor brenda një dite dhe shteti u godit me 500 mijë euro. As për shtetin ne nuk i korrigjojmë dot me dorën tonë gafat apo poshtërsitë që ndodhin akoma në sallat e gjyqeve”, tha Rama.

Megjithatë, Kryeministri nënvizoi se qeveria dhe mazhoranca kanë dy përgjegjësi thelbësore për të ardhmen e drejtësisë në Shqipëri.

“E para, të udhëheqim me forcën e shembullit, duke qenë sa më të drejtë në vendimet dhe qëndrimet tona. Dhe e dyta, të jemi mburojë e pathyeshme e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, duke filluar nga SPAK-u, të cilin do të vazhdojmë ta mbështesim pa asnjë ekuivok”, theksoi ai.

Rama shtoi se edhe pse mund të ketë probleme apo mangësi në funksionimin e drejtësisë, mësimi i madh nga historia është i qartë.

“Sepse përtej të gjitha gjërave që mund të mos shkojnë apo që realisht nuk shkojnë, mësimi nga historia e jonë e nga të gjitha historitë e atyre që ja kanë dalë në luftërat dhe betejat për të ndërtuar shtetin e së drejtës, është që nuk ka një rrugë tjetër. Pavarësia e drejtësisë e mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd është e vetmja rrugë dhe ne do të qëndrojmë të palëkundur në të vetmen rrugë”, deklaroi Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…