Policia e Shtetit dhe ajo italiane, monitorim ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi sot një takim me një Delegacion të Lartë të Ministrisë së Brendshme të Italisë


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi sot një takim me një Delegacion të Lartë të Ministrisë së Brendshme të Italisë, që kryesohej nga Komandanti i Repartit të Tretë të Operacioneve të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, Gjeneral Brigade Luigi Vinciguerra, Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, Gjeneral Brigade Giampiero Ianni, Eksperti i Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, Salvatore Gava, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse Interforze në Shqipëri, Ferdinando Rucco, Komandanti i Guardia di Finanza në Durrës, Nënkolonel Francesco Della Corte, Eksperti i Guardia di Finanza, Nënkolonel Giampiero Carrieri dhe përfaqësues të Konsorciumit Universitar Benecon.

Takimi kishte në fokus koordinimin për fushatën e monitorimit ajror të territorit për vitin 2025, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

U diskutuan masat konkrete për intensifikimin e veprimeve parandaluese dhe përdorimin e teknologjive të avancuara të mbikëqyrjes.

Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet italiane dhe theksoi se lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet absolut. “Monitorimi ajror, inteligjenca policore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë çelësi i suksesit të përbashkët,” u shpreh ai.

Gjeneral Vinciguerra vlerësoi përkushtimin e Policisë së Shtetit dhe theksoi se rezultatet e deritanishme janë fryt i një partneriteti të fortë.

Ai siguroi se Policia Italiane dhe Guardia di Finanza do të vijojnë mbështetjen me burime teknike dhe ekspertizë për rritjen e efektivitetit të kontrollit të territorit.

Më pas, delegacioni italian, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, inaguruan laboratorin për përpunimin e të dhënave të monitorimit ajror, i cili është ngritur nga Guardia di Finanza në ambientet e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të forcuar më tej operacionet parandaluese dhe për të goditur çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Burimi ATSH

Balla me deputetin gjerman: Partneriteti me Gjermaninë, shtyllë në avancimin e agjendës evropiane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po mer pjesë në Konferencën e…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla me deputetin gjerman: Partneriteti me Gjermaninë, shtyllë në avancimin e agjendës evropiane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po mer pjesë në Konferencën e…