Rama: I pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Artan Lames

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Artan Lames në moshën 58-vjeçare, pas një ndërhyrje në zemër.


Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Artan Lames në moshën 58-vjeçare, pas një ndërhyrje në zemër.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi të befasishëm lajmin e ndarjes nga jeta të Lames.

“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, tha Rama.

Lame ndërroi jetë në Gjermani pas një ndërhyrje në zemër. Artan Lame ishte publicist, koleksionist shqiptar, studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, Lame ka qenë Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit, Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale), Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjencia Shtetërore e Kadastrës).

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bujar Qesja, një jetë me penë në dorë dhe Durrësin në zemër

50 vite në shërbim të informacionit dhe kulturës qytetare

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bujar Qesja, një jetë me penë në dorë dhe Durrësin në zemër

50 vite në shërbim të informacionit dhe kulturës qytetare