Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën sulme kibernetike.


Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën sulme kibernetike.

Në një konferencë për mediet, teksa foli për procesin e votimit nga jashtë Celibashi tha se “mund të bëj publike sot që platformat e KQZ-së duke filluar nga ajo e regjistrimit të votuesve nga jashtë, janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikuar me institucionet përkatëse si ato të sigurisë kibernetike po ashtu dhe me ato që lidhen me ndjekje ligjore të këtyre rasteve, sa herë që janë evidentuar”.

Celibashi theksoi se “na të dhënat që kemi një pjesë e madhe e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore”.

Sipas Celibashi sulmet kanë ndodhur “të gjitha nga jashtë”.

“Kanë qenë të krahasueshme me sulmet që kanë patur edhe vend të tjera për situata të ngjashme në vend si Franca, Gjermania apo edhe Estonia”, tha Celibashi.

I pyetur në lidhje me pretendimet e opozitës për parregullsi në lidhje me procesin e votimit nga jashtë, Celibashi tha se votimi nga jashtë ka qenë një model suksesi për sa i përket punës së administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Administrimi këtij procesi nga KQZ është model nga çdo pikëpamje. Duke thënë këtë nuk dekurajoj askënd dhe njoh të drejtën e gjithkujt për ta kontestuar dhe për të prezantuar çfarë është mbështetëse e pretendimeve, për çfarë mendon se subjekti nuk është zhvilluar siç duhet.

“Kemi të gjithë dokumentacionin apo elementët të tjera që konfirmojnë atë që unë thash që ky proces është zhvilluar model dhe çfarë është zhvilluar nën përgjegjësinë e KQZ-së jap garanci të plotë që standardi, integriteti i asaj që është administruar nga KQZ, është i plotë. Jemi në gjendje tu japim përgjigje çdo lloj pretendimi për atë që KQZ ka pasur nën përgjegjësinë e vet”, tha Celibashi.

Sa i përket punës së kryer nga shërbimi postar DHL, Celibashi u shpreh se “i kemi kërkuar që të na vërë në dispozicion DHL-së gjithë dokumentacionin i cili besohet, mendohet se tregon sesi është bërë operacioni i shpërndarjes së fletëve të votimit, të dokumentacionit zgjedhor kudo në botë përfshirë edhe Greqinë. Do t’ja vëmë në dispozicion subjekteve politike”.

Burimi ATSH

Kumbaro: Liceu Francez në Korçë drejt hapjes me dy diploma, shqiptare dhe franceze

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Paris, Francë, u prit në një takim nga Jean-Paul Seytre, zv.Drejtor i…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Liceu Francez në Korçë drejt hapjes me dy diploma, shqiptare dhe franceze

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Paris, Francë, u prit në një takim nga Jean-Paul Seytre, zv.Drejtor i…