Ambasada e SHBA dhuron pajisje teknike për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të kryesuar nga Kathryn Hammond, Zëvendësshefe e Misionit të Ambasadës, si dhe me një ekip ekspertësh nga Washington D.C, për të zhvilluar një ceremoni të posaçme dhurimi të pajisjeve për përmirësimin e sistemit penitenciar shqiptar.


Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të kryesuar nga Kathryn Hammond, Zëvendësshefe e Misionit të Ambasadës, si dhe me një ekip ekspertësh nga Washington D.C, për të zhvilluar një ceremoni të posaçme dhurimi të pajisjeve për përmirësimin e sistemit penitenciar shqiptar.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të programeve strategjike të qeverisë amerikane si INL (Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit) dhe ICITAP (Programi Ndërkombëtar për Asistencën në Trajnimin e Hetimeve Kriminale), të cilët janë kontribuues kyç në forcimin e kapaciteteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Fokusi i kësaj mbështetjeje konkrete është përmirësimi i standardeve të punës dhe forcimi i infrastrukturës në sistemin tonë penitenciar, përmes pajisjeve teknike moderne dhe trajnimeve profesionale.

Falë mbështetjes së Uashingtonit, Qose theksoi rëndësinë e ngritjes së strukturave të specializuara, si Drejtoria e Analizës dhe Vlerësimit të Riskut, që po ndjek modele inteligjente të ngjashme me ato të sistemit korrektues amerikan.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane dhe theksoi se përballja me sfidat e reformimit të mëtejshëm të sistemit kërkon partneritet të qëndrueshëm.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerëson fort marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner strategjik për profesionalizimin dhe modernizimin e sistemit penitenciar,” u shpreh ai.

Nga ana e saj, Kathryn Hammond vlerësoi përparimin e bërë në drejtim të reformimit të sistemit penitenciar shqiptar, duke theksuar angazhimin e SHBA-së për të mbështetur më tej përpjekjet për një sistem më të drejtë, më të sigurt dhe më human.

Pjesë e delegacionit ishin gjithashtu Stephen Fields nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Richard Deasy, atashe pranë ICITAP, dhe John Kastning nga INL, si dhe Nisha Abraham, oficere politike-ushtarake të cilët rikonfirmuan angazhimin për të mbështetur përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e drejtësisë penale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.