Manastirliu takon Granoff: Projekte të përbashkëta me AADF në fushën e arsimit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti në një takim Michael Granoff, kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti në një takim Michael Granoff, kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Gjatë takimit Manastirliu dhe Granoff diskutuan për projektet e përbashkëta që po zbatohen në fushën e arsimit.

Ministrja Manastirliu tha se “këto projekte kanë qëllim nxitjen e inovacionit dhe qasjen në teknologji të nxënësve në arsimin parauniversitar, programeve të reja për arsimin e lartë përmes bashkëpunimit me diasporën akademike dhe universiteteve”.

“Gjithashtu edhe projekti për transformimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, që siguron vlerësimin periodik të sistemit arsimor përmes provimeve të shtetit, provimet e pranimit në mjekësi, provimet e licencimit të profesionistëve, njohjes së diplomave dhe certifikimeve në arsim”, tha Manastirliu.

Sipas saj këto projekte përmes bashkëpunimit me AADF do të ngrihen në një nivel të ri.

Burimi ATSH

Bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Spanjës në fushën e sigurisë kibernetike

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, priti në një takim Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri,…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Spanjës në fushën e sigurisë kibernetike

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, priti në një takim Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri,…