Rama: E papranueshme stigmatizimi i shqiptarëve si problemi i Britanisë, zgjidhje për emigrantët me identitet të Kosovës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është koha që të zgjidhet edhe një tjetër problem me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe që kanë përdorur identitet të Kosovës.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është koha që të zgjidhet edhe një tjetër problem me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe që kanë përdorur identitet të Kosovës.

Në konferencën për mediet me homologun britanik Keir Starmer, Rama tha se “është koha për të shqyrtuar një tjetër problem që kemi në Britani me shumë shqiptarë që janë sistemuar vite më parë dhe të integruar, por në kohën e mbërritjes së tyre kanë përdorur pasaporta ose identitet të Kosovës, me pretendimin si refugjat lufte”.

“Ata sot jetojnë me dy identitete, një për shtetin britanik, një këtu në Shqipëri dhe kanë probleme të vazhdueshme që mund t’u jepet zgjidhje duke qenë se janë qytetarë të integruar plotësisht prej më shumë se 20 vitesh dhe janë kontribues në ekonomi dhe jetën shoqërore”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se “janë 50 mijë shqiptarë me pasaporta britanike që kontribuojnë në shtetin britnaik dhe afro 50 mijë të tjerë me pasaporta shqiptare që kontribuojnë në shtetin britanik si kontribues të ndershëm dhe të rregullt. Është e papranueshme për ne, për me tepër pas gjithë kësaj pune që kemi bërë bashkë me qeverinë britanike që shqiptarët të vazhdojnë të stigmatizohen sikur janë problem i Britanisë së Madhe nga një sërë burimesh mediatike”.

Rama informoi gazetarët se “me kryeministrin kemi folur edhe për shkëmbimet tregtare. Kemi rritje krahasuar me më parë, rreth 27%, por shuma e përgjithshme e shkëmbimeve tregtare është më pak sesa buxheti i skuadrës së Cristal Palace. Kështu që është mirë të rrisim pak më shumë”.

Burimi ATSH

Presidenti i KiE-së, Costa: Nëse ritmi i angazhimit do të jetë i lartë, anëtarësimi do të ndodhë edhe më përpara

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, konferencë të përbashkët për mediet me Kryeministrin Edi Rama, pas takimit të zhvilluar në…

Global 360

Guterres: OKB e gatshme të mbështesë një paqe të drejtë në Ukrainë

Ai gjithashtu bëri të qartë se armëpushimi duhej të çonte në një zgjidhje që respektonte ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial…

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i KiE-së, Costa: Nëse ritmi i angazhimit do të jetë i lartë, anëtarësimi do të ndodhë edhe më përpara

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, konferencë të përbashkët për mediet me Kryeministrin Edi Rama, pas takimit të zhvilluar në…