Presidenti i KiE-së, Costa: I duam të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor në BE

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa shprehu sot vëmendjen e Bashkimit Europian për anëtarësimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe europiane.


Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa shprehu sot vëmendjen e Bashkimit Europian për anëtarësimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe europiane.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, sot në Tiranë, në përgjigje të pyetjes së një gazetareje se a vlen për Shqipërinë ecuria e negociatave të Malit të Zi dhe mundësinë e anëtarësimit deri në 2028-n, ai nënvizoi përparimin që kanë bërë vendet e BP për procesin e negocitave, teksa theksoi se dy vitet e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar edhe në Europë sa i takon qasjes së BE ndaj vendeve të Ballkanit e më gjerë.

“Ballkani Perëndimor na ka treguar edhe më parë dëshirën për t’u bërë pjesë e BE dhe këtu nuk jemi në ndonjë garë apo konkurrencë, por dëshira ime është që të 6-a vendet e BP të ecin përpara sa më shpejtë të jetë e mundur me përmbylljen e negociatave, të tregojnë përmbushjen e kritereve dhe kjo nuk ka të bëjë me të bërit e punëve, por me ndryshimet që do të sjellë, për mënyrën sesi ne funksionojmë dhe do të ndryshojë edhe mendësinë dhe sigurisht nuk është e lehtë”, tha ai.

“Unë vajta në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë e Mal të Zi dhe sot jam në Shqipëri duke plotësuar vizitat në të 6 vendet e BP. Të gjitha vendet e BP kanë dëshirë të bëhen pjesë e BE dhe të ecin përpara dhe të hapin një kapitull të ri. Unë ju them që të besoni tek ne, tek BE. BE ka një vullnet të qartë politik, në Këshillin Europian ne kemi një angazhim të qartë nga Komiteti Europian dhe ky është momenti i duhur për të arritur këto rezultare dhe duhet ta përdorim këtë moment”, deklaroi Costa.

Ai theksoi se Shqipërinë e duan në BE, por e njëjta ofertë qëndronte edhe për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë nëse ato do të dëshironin të ishin pjesë.

“Dëshira ime është që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara me plotësimin e kritereve, negociatave, për ndryshimin që do sjellë, ndryshon mendësinë, edhe për mënyrën se si funksionojmë, sepse edhe unë vij nga një vend që është bërë anëtar vetëm para 40 vitesh, por kjo është mënyra e duhur për të ecur para”, u shpreh Costa.

Sipas tij sot gjërat kanë ndryshuar dhe BE ka ndryshuar qasjen nga BP.

“E mbaj mend që ne kemi ardhur para disa vitesh në Tiranë dhe kemi dëgjuar Edi Ramën kur tha se: ‘Askush nuk ju beson më. Ose që ne do të behemi shtet anëtar, pasi është thënë kaq shumë dhe askush nuk ju beson’. Por ajo që ka ndodhur në secilin prej vendeve të BP gjatë këtyre viteve të fundit, por edhe mënyra sesi ka ndryshuar BE, gjatë dy viteve të fundit, që ka ndryshuar tërtësisht mendësia dhe qasja, ndaj jam i sigurt që edhe Edi Rama, beson tashmë në atë që nuk e besonte më parë. Kjo do të thotë që kjo gjë tashmë është e mundur”, tha Costa.

Ai solli në vëmendje dhuratën që kryeministri Rama i kishte bërë kohë më parë, një dizajn të kanoçes së Coca-Cola-s, që i kujtonte Shqipërinë e izoluar të kohës së diktaturës dhe ëndrrës së saj për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Çdo ditë që hyj në zyrë shoh një kanoçe Coca-Cola me një dizajn shumë të veçantë nga vetë Edi Rama dhe në vetvete ajo kanoce është shumë e veçantë dhe është simbolike sepse, kur isha për vizitë në zyrën e tij, para disa kohësh, ai më ofroi një libër nga një shkrimtare e madhe shqiptare Lea Ypit, në portugalisht, dhe unë e lexova librin gjatë udhëtimit midis Tiranës dhe Lisbonës dhe më të vërtetet e pëlqeva shumë atë libër dhe u apasionova pas librit, që është një novelë fantastike për të kuptur historinë e vendit tuaj, por për të kuptuar edhe historinë e BP dhe kjo është arsye se pse unë ia kam ofruar këtë libër të Lea Ypit, dhuratë për Krishtlindje liderëve të BE. Dhe një nga momentet më simbolike të librit të saj, ishte momenti kur po diskutohet për kanoçen e Coca-Cola-s, pra çfarë përfaqësonte ajo në atë kohë kur Shqipëria ishte një vend i izoluar dhe ishte aq larg dhe e veçuar nga vendet e Europës dhe sa herë e shoh atë kanoçe në zyrën time, gjithmonë mendoj se ky është misioni jonë, ky është objektivi ynë, që t’i japim fund këtij izolimi dhe të përmbyllim bashkimin e BE-së”, tha Costa.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë, ku nesër do të marrë pjesë në Samitin e…

Global 360

Guterres: OKB e gatshme të mbështesë një paqe të drejtë në Ukrainë

Ai gjithashtu bëri të qartë se armëpushimi duhej të çonte në një zgjidhje që respektonte ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial…

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë, ku nesër do të marrë pjesë në Samitin e…