Manastirliu: Procesi normal në të gjithë Tiranën, e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, drejtuesja politike e Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu votoi sot pranë Qendrës së Votimit në shkollën “Jeronim de Rada” në Tiranë.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, drejtuesja politike e Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu votoi sot pranë Qendrës së Votimit në shkollën “Jeronim de Rada” në Tiranë.

Pas votimit, ministrja Manastirliu përcolli një mesazh përmes rrjeteve sociale duke u shprehur se “sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, që përmes votës së tyre do të shprehin vullnetin për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme dhe për të ardhmen e Shqipërisë”.

Manastirliu u bëri një ftesë të gjithë qytetarëve të Tiranës që të dalin masivisht në votime për të shprehur përmes votës vullnetin e tyre.

“Vota është një e drejtë, por edhe një përgjegjësi për drejtimin që do të marrë vendi në katër vitet e ardhshme. Jam e bindur që qytetarët e Tiranës do votojnë me maturi, qytetari dhe do ta çojnë vendin përmes votës së tyre në drejtimin e duhur. Procesi po shkon normalisht në të gjithë Tiranën, jam e bindur që do të do të vijojë ashtu sikurse ka nisur, me të gjithë standardet dhe e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie”, tha Manastirliu.

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…