Balla në mbyllje të fushatës së PS: Diaspora ka shtruar fitoren e madhe të 11 majit

Në mbyllje të fushatës elektorale të Partisë Socialiste sot në Tiranë, Drejtuesi Politik për Diasporën, Taulant Balla, falënderoi veçanërisht emigrantët shqiptarë për rolin vendimtar në këtë proces zgjedhor.


Në mbyllje të fushatës elektorale të Partisë Socialiste sot në Tiranë, Drejtuesi Politik për Diasporën, Taulant Balla, falënderoi veçanërisht emigrantët shqiptarë për rolin vendimtar në këtë proces zgjedhor.

“Motra dhe vëllezër, shumë faleminderit për këtë mbështetje spektakolare këtu në Tiranë, por dua një duartrokitje për diasporën. Plot 200 mijë e më shumë motra e vëllezër në diasporë e kanë shtruar tanimë fitoren e Partisë Socialiste”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se kjo do jetë një fitore më e fortë se të tre mandatet e mëparshme të PS, duke u bërë thirrje qytetarëve që ndodhen ende jashtë vendit të mos humbasin orët e fundit të votimit, veçanërisht në Greqi.

“Nesër në Greqi në mëngjes, nxitoni, çojini dhe ju ato pak vota që kanë mbetur për ta shtuar fitoren tonë si asnjëherë tjetër,” vijoi ai.

Balla nënvizoi se falë udhëheqjes së Edi Ramës, Shqipëria ka fituar respekt dhe dinjitet, duke e afruar flamurin shqiptar drejt Bashkimit Europian. “Tani kemi mundësinë që flamurin tonë ta ngremë në oborrin e Bashkimit Europian”, përfundoi ai mes duartrokitjeve.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria renditet më mirë se disa vende të BE-së në integritetin e prokurimeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku ka…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria renditet më mirë se disa vende të BE-së në integritetin e prokurimeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku ka…