“Giro d’Italia”, Rama: 200 televizione në mbarë botën do të shfaqin Shqipërinë, Europën e Ballkanit

Shqipëria do të presë për herë të parë nisjen e madhe të Giro d’Italia “Grande Partenza”, një nga turnetë më të famshëm çiklistikë në botë.


Shqipëria do të presë për herë të parë nisjen e madhe të Giro d’Italia “Grande Partenza”, një nga turnetë më të famshëm çiklistikë në botë.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, në një videomesazh nga sheshi “Skënderbej” ku po bëhen përgatitjet e fundit për prezantimin pasditen e sotme të skuadrave pjesëmarrëse në ”Giro d’Italia Grande Partenza” vlerësoi rëndësinë e këtij eventi për vendin.

“Në sheshin ‘Skënderbej’ ku nga njëra anë po përgatitemi për të mikpritur gjithë Europën në 16 maj ndërkohë nga ana tjetër po bëjmë përgatitjen për nisjen e madhe të ‘Giro d’Italia’ pas 48 orësh”, tha Rama.

Kryeministri e cilësoi këtë një event fantastik ku në 200 televizione në mbarë botën do të shfaqin Shqipërinë, Europën e Ballkanit.

“Jam shumë i lumtur që në tre ditë me radhë Shqipëria do të tregojë gjithë shkëlqimin e vetë në sytë e mbarë botës dhe nga ana tjetër që qytetarët shqiptarë të të gjitha moshave, por sidomos fëmijët do të shijojnë xhiron legjendare të Italisë këtu në tokën tonë”, tha Rama.

Burimi ATSH

100-vjetori i themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

100-vjetori i themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat…