Rama: Shpëtuam vendin nga kolapsi financiar, zbritëm borxhin publik në 54% të PBB-së

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se ekonomia e vendit po përmirësohet dhe do të jetë më mirë në vitet në vijim.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se ekonomia e vendit po përmirësohet dhe do të jetë më mirë në vitet në vijim.

Në takimin elektoral të mbajtur në Librazhd, Rama tha se qeverisjes socialiste iu desh vetëm një dekadë që të rriste me 2,5 herë prodhimin kombëtar.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto që mat edhe peshën dhe kapacitetin ekonomik e financiar kur ne morëm detyrën ishte nën 10 miliardë euro. Është mbi 25 miliardë euro sot dhe në Shqipërinë 2030 do të shkojë 35 miliardë euro dhe për këtë na është dashur vetëm një dekadë”, deklaroi ai.

Në raport me fqinjët tanë, theksoi Rama, Shqipëria ka rritur prodhimin e brendshëm me 109,6%, ndërsa mesatarja e vendeve të Ballkanit është rreth 64%.

Më tej, Rama theksoi se në këtë dekadë, qeveritë e drejtuara prej tij rritën me rreth 3 herë të ardhurat për frymë.

“E kemi gjetur vendin me 3300 euro të ardhura për frymë. I kemi çuar në nivelin e 10324 eurove dhe do të shkojmë në nivelin e 15 mijë eurove në Shqipërinë 2030”, tha Rama.

Kryeministri u ndal dhe te borxhi publik i vendit, ku theksoi se Shqipëria ishte në buzë të greminës, me rreth 700 milionë euro borxhe të fshehura dhe nivel të borxhit publik 70% të PBB-së.
“Kemi gjet një situatë të rëndë, me shumë borxhe dhe situatë të rrezikshme. Nuk ndodhi hataja dhe askush nuk e mban kokën pas. Por unë po ju them se kur shqiptarët u bënë bashkë për të na dhënë besimin dhe për të nxjerrë jashtë “bufin” me “kënetën” nga zyrat e shtetit në 2013, e kanë kapur Shqipërinë në momentin e fundit, në buzë të humnerës dhe e kanë tërhequr, duke e shpëtuar nga një tjetër kolaps si ai i piramidave”, deklaroi Rama.

Rama tha se politikat e ndërmarra adresuan problemin e borxhit të lartë publik dhe sot ai ka arritur në 54 % të PBB, që sipas tij, është brenda normës.

“Që do të thotë se financat tona, ekonomia jonë janë mbi themele të sigurta”, nënvizoi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje se borxhi i fshehur erdhi si pasojë e lidhjes së kontratave me kompanitë e investimeve dhe tyre, çka sipas tij bëri që kreditë e këqija të shkonin në nivelin kritik prej 25%.

“Shikoni se çfarë ka ndodhur me kreditë e këqija. Në kohën e atij borxhi kur ne morëm detyrën, çereku i kredive nëpër banka ishin të këqija, që do të thotë që bankat kishin dhënë kredi, klientët nuk i paguanin dot dhe kur shkon te çereku, atëherë bankat fillojnë dhe lëkundën dhe aty është momenti kur mund të kalohet në kolaps. Se çfarë ndodhte. Këneta jepte tenderë, medemek lidhte kontrata, për të bërë rrugët. Këtu afër, në anën tjetër, ju keni një rrugë që quhet Qukës- Qafë Plloçë, që më në fund, për pak javë, në fund të verës edhe ajo rrugë do të hapet. Po sa vite u deshën?”, shtoi Rama.

Sepse, vijoi Rama, ishte një katastrofë, me një projekt skandaloz dhe kështu ndodhi me shumë projekte rrugësh.

“Ajo më e rënda ishte që kompanive nuk i jepeshin lekët, i thuhej: shko nëpër banka, merr kredi dhe ne do t’ua japim dhe në fund kompanitë ndaluan, rrugët mbetën rrugëve. Shteti s’kishte lek të paguante kompanitë. Shikoni ku janë sot kreditë e këqija, në nivelin 4% që është norma normale e çdo vendi”, theksoi kryeministri.

Sa i përket përqindjes së popullsisë në rrezik për varfëri, Rama tha se ka rënë nën 20%.

“E kemi zbritur në 23 % në 2017 dhe sot jemi nën 20 %, që jemi në mesataren e shumë vendeve të rajonit dhe BE-së“, deklaroi Rama.

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…