Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Vota në 11 maj me rëndësi historike

Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Vota në 11 maj me rëndësi historike, zgjidhje edhe për njohjen e pensioneve.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në një videomesazh në rrjetet sociale, i bëri thirrje të gjithë atyre që janë regjistruar si votues në Greqi që të marrin zarfet dhe të mos e lënë pa përdorur mundësinë historike për një takim me historinë në 11 maj.

Kryeministri u shpreh se kjo është një mundësi historike për të qenë votues për herë të parë jashtë kufijve të Shqipërisë, pot është edhe një takim me historinë për të kyçur përfundimisht Shqipërinë në shtëpinë e madhe të BE-së.

“Ka pasur një problematikë për fat të keq në ditët e para me shpërndarjen dhe kompaninë etj. Por tanimë kompania ka vënë gjërat në vijë, zarfet janë shpërndarë nëpër destinacionet e ndryshme. Keni të gjitha informacionet e nevojshme për të kuptuar se çfarë do të bëni dhe për të mos përtuar që t’i tërhiqni zarfet nga pikat e shpërndarjes së kompanisë. Nga ana tjetër në rast se i keni marrë zarfet në shtëpi, të veproni duke i kthyer ato drejt Shqipërisë me numrin 5”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky votim është me një rëndësi të veçantë sidomos për të gjithë shqiptarët në Greqi që ende nuk kanë pasaportën dhe janë futur në ankthin e padrejtë të njohjes së pensionit.

“Njohja e pensionit bëhet me marrëveshje. Negociatat me qeverinë greke kanë nisur, por nuk dimë fare sa kohë mund të marrin. Vullneti ynë është i plotë, siç ka qenë gjithmonë. Vullneti i qeverisë greke është shumë pozitiv, por duke u nisur nga eksperienca e njohjes me Italinë që u deshën vite të tëra, pastaj e solli fati që të më binte mua një motër në Romë dhe u përshpejtuan gjërat. Por që nga dakordësia me motrën deri tek firma e fundit nuk e di sa kohë kaloi, 1 vit e gjysmë apo 2”, tha Rama.

Nga kjo, sipas tij, “mund të merret me mend se sa mund të zgjasë marrëveshja me Greqinë”.

Rama theksoi se është marrëveshja më e vështirë. “Ajo e Italisë ishte e fundit për nga vështirësia. Numrat e mëdhenj e bëjnë këtë të vështirë sepse ka kosto financiare nuk diskutohet, por Greqia nuk është Italia për nga fuqia”, shtoi ai.

Rama theksoi se pa vënë në asnjë moment në dyshim vullnetin e qeverisë greke, ne nuk e dimë sa mund të zgjasë kjo.

“Ndërkohë që kijeni parasysh, ajo pasaporta europiane që them unë dhe këneta e përqesh është rruga për të fituar të drejtën e qytetarisë të plotë e përfundimtare si shqiptarë në çdo metër katror të BE-së. Që do të thotë sa kjo pasaportë ka të njëjtën vlerë si pasaporta bardhë e blu edhe pse është kuqezi”, tha Rama.

Në momentin që shqiptarët marrin atë pasaportë, Kryeministri siguroi se njohja e e pensionit, sigurimet shoqërore dhe të gjitha janë njësoj si për bashkëqytetarët në Greqi me kombësi dhe shtetësi greke.

“Nuk ju duhet më shtetësia e asnjë vendi tjetër të BE-së. Ju mjafton shtetësia shqiptare sepse jeni qytetarë të BE-së dhe është gjynah që të mbasi të keni bërë mundimin për t’u regjistruar, të mos merrni edhe mundimin për të votuar. Ju lutem shumë të gjithëve dhe në mënyrë të veçantë patjetër atyre që janë regjistruar për të më mbështetur mua, PS-në, Shqipërinë drejt këtij takimi me historinë, të mos e lënë pa votuar”, tha Rama.

Burimi ATSH

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…