Rama: Pogradeci, një nga pasqyrat më kuptimplota të rilindjes

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në Pogradec.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në Pogradec.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “4 vjet më parë kemi thënë se ky do të jetë mandati i Pogradecit” dhe shtoi Rama “në të vërtetë ky ishte mandati i Pogradecit”.

“Transformimi i Pogradecit është në sytë e të gjithëve. Mbështetja jonë ka qenë e pakursyer”, nënvizoi Rama, por shtoi ai, “gjithë ky transformim nuk do të ishte i mundur pa kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakollin”.

“Ilir ka qëndruar mbi kokë të çdo punë, është marrë me çdo detaj. Ka pasur durim të madh deri sa arriti ta tërheqë kërrabën nga Pogradeci. Por e vërteta është se në të gjitha drejtimet Pogradeci mund të konsiderohet sot një nga pasqyrat më kuptimplota të rilindjes që ne kemi çuar në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Rama kujtoi se, “kemi nisur këtë rrugëtim së bashku me rrugën për të ardhur në Pogradec që nuk ishte një rrugë hyrje në një qytet turistik, por ishte një korridor mes godinash pa leje të cilat krijonin një mur të shëmtuar që nuk të lejonte të shikoje bukurinë e liqenit”.

“Besoj ju kujtohet se çfarë beteje kemi bërë me kënetën se na i nxori të tëra speciet aty tek rruga. Nuk donin që ne të shembnim të vjetrën për t’i hapur rrugë të resë. Por pavarësisht këtyre vështirësive rruga hyrëse e Pogradecit është një nga rrugët më të bukura panoramike sot dhe besoj e keni parë dhe zë vend hera herës në të gjitha reportazhet që bëhen për Shqipërinë turistike jashtë Shqipërisë”, tha Rama.

Nga ajo hyrje, shtoi Rama, “filloi e gjithë një punë që mund ta prekësh në çdo pjesë të trupit të Pogradecit por edhe në të gjitha drejtimet e jetës së komunitetit”.

Duke i kthyer përgjigje të gjithë atyre që thonë nuk ka ujë, nuk ka bukë, nuk ka drita, Rama theksoi se, “sot kanë mbetur vetëm një grusht i vogël fshatrash, ndërkohë që pjesa dërrmuese, jo vetëm e qytetit, por e të gjitha fshatrave furnizohet me ujë të pijshëm dhe projekti aq shumë i munguar dhe aq shumë i pritur për ujin e pijshëm tanimë është realitet”.

Burimi ATSH

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…