Rama: Pensionin mesatar me kontribute të plota e çojmë nga 300, në 400 euro

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një interviste televizive se pensionistët në Shqipëri janë të ndarë në dy blloqe, ata që kanë dalë në pension para 2014-s dhe që kanë pensione më të ulta dhe ata që kanë dalë pas 2014-s dhe reformës së qeverisjes socialiste dhe që kanë pensione më të larta.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një interviste televizive se pensionistët në Shqipëri janë të ndarë në dy blloqe, ata që kanë dalë në pension para 2014-s dhe që kanë pensione më të ulta dhe ata që kanë dalë pas 2014-s dhe reformës së qeverisjes socialiste dhe që kanë pensione më të larta.

Sipas drejtuesit të programit, pensioni mesatar në Shqipëri sot është 172 euro, ndërsa pensionet në fshat janë më të ulta, ndërsa ai shtoi se mesatarisht një pensionist jeton me 5.7 euro dhe sipas Bankës Botërore nëse një njeri jeton me më pak se 6.85 dollarë quhet i varfër.

Rama tha se para reformës së qeverisjes socialiste në 2014-n për pensionet, në Shqipëri nuk ka pasur sistem pensionesh, por sistem asistence.

Gazetari shtoi se në kohën e qeverisjes demokratike, pensionet janë rritur më shumë, se gjatë qeverisjes socialiste, ku sipas tij në 2005 pensioni ishte 83 mijë lekë dhe në 2013 shkoi 140 mijë lekë, rritja është 68%.

“Kjo rritje nuk bazohej te kontributet dhe nuk të njihej e drejta për të marrë pensione bazuar në kontribute. Ti tavanin e kishe 24 mijë lekë të reja dhe të gjithë që dilnin në pension merrnin asistencë. Merre sot një mësuese që ka dalë në pension në 2016-n me 35 vite pune dhe një përpara 2013-s me 35 vite pune. Nuk funksionon rritja si rritja e rrogave, se bie shteti. Pensionet duhet të bazohen te kontributet. Të gjithë pensionistët që kanë dalë në pension gjatë qeverisjes sonë kanë pensione dhe 400, dhe 500 euro. Kjo ka ndodhur sepse ne kemi vendosur që kjo del në bazë të kontributeve. Për pensionet e plota e kemi mesataren 300 euro, sepse kemi vendosur sistemin siç e ka gjithë bota”, pohoi Rama.

Kryeministri u ndal edhe te blloku tjetër i pensionistëve, që nuk janë pensionuar mbi bazën e kontributeve, por kanë mbetur jashtë, plus pensionet e fshatit që janë asistencë, se nuk kanë dhënë kontribute shoqërore.

“Kemi dhënë bonuse, 230 mijë pensionistë kanë marrë rimbursime për ilaçet, për energjinë elektrike. Ne duam që për këta që janë me pension të plotë ta çojmë pensionin mesatar nga 300 në 400 euro, ndërsa ata me pensione të ulta të vendosim minimalin, ku do duhet të futet dhe shteti, pra 200 euro”, tha Rama, teksa shtoi se Shqipëria është ulur në një tryezë me BE me 250 mijë faqe ku po negociohet çdo “qime” e lëkurës së shteti, ndërsa opozita ka program dëshirash.

Burimi ATSH

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…