Rama: Monitorim me kamera inteligjente në shkolla dhe rrugët kryesore të vendit

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të nisë zbatimin e projektit bashkë me qeverinë e Emirateve të Bashkuara për të vendosur nën një monitorim total me kamera inteligjente të gjitha shkollat dhe rrugët kryesore të vendit


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të nisë zbatimin e projektit bashkë me qeverinë e Emirateve të Bashkuara për të vendosur nën një monitorim total me kamera inteligjente të gjitha shkollat dhe rrugët kryesore të vendit

I pyetur në një intervistë televizive për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, Rama u shpreh se, “tek ne ishte një rast tragjik që mori përmasa të mëdha sepse është realisht e tmerrshme që një fëmijë të humbasë jetën në një përleshje mes bashkëmoshatarësh dhe krijon një pasiguri shumë të madhe, por vrasjet me thika dhe konfliktet me thika në këtë moshë janë bërë një problem i madh i përbotshëm”.

“Arsyeja pse ne hymë dhe tani fillojmë zbatimin e projektit që kemi bërë bashkë me qeverinë e Emirateve të Bashkuara për të vendosur nën një monitorim total me kamera inteligjente të gjitha shkollat është se në atë vend ai projekt ka dhënë rezultate fantastike kundër bullizimit dhe ka krijuar një atmosferë shumë më të shëndetshme dhe shumë më të sigurt brenda klasave, brenda shkollave. Është një monitorim kapilar i të gjithë shkollave. Nuk është vetëm rreth e rrotull, por është dhe nëpër klasa. Ka një protokoll shumë rigoroz për si përdoren imazhet, kush i përdor, kush i sheh dhe është i bazuar tek transparenca midis shkollës, prindërit dhe nxënësit”.

“Rezultate fantastike për frekuentimin në mësim, për sjelljen në mjediset e shkollës, për mungesat, për kopjet. Këtë po bëjmë ne dhe e kemi bërë dhe marrëveshjen, kemi marrë dhe financimin është bërë dhe projekti dhe fillon së shpejti”, tha Rama.

Rama shtoi se, kjo nuk është vetëm për shkollat është edhe për rrugët.

“Ne do t’i kemi të gjitha rrugët kryesore të vendit dhe do t’i kemi të gjitha rrugët e qyteteve kryesore të gjitha me kamera inteligjente dhe do jetë një nivel komplet tjetër kontrolli dhe sigurie”, tha Rama.

Burimi ATSH

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…