Rama: Dimali ishte sikur i kishte rënë bomba, ndryshimet erdhën nga mirëqeverisja

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama teksa u ndal sot tek transformimi i qarkut të Beratit në vitet e fundit, theksoi se nuk i solli koha solli 1 milion turistë në qarkun e Beratit.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama teksa u ndal sot tek transformimi i qarkut të Beratit në vitet e fundit, theksoi se nuk i solli koha solli 1 milion turistë në qarkun e Beratit, i sollën gjithë këto investime dhe gjithë kjo punë komplekse që nga infrastruktura rrugore tek përmirësimet e jashtëzakonshme.

Gjatë takimit në Dimal, Berat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, Rama tha se “kur kapen keq këta të kënetës, jo ata të mëdhenjtë, por të vegjlit që ushqehen e që pijnë në mëngjes ujë kënete para se të bëjnë komente në rrjetet sociale thonë po mirë hajde ca gjëra i solli koha, do bëheshin”.

“Por në fakt koha solli dhe 1997, por nga ’90-’97 koha nuk solli një përmirësim solli një shkatërrim total. Kam qenë në Dimal kur quhej Ura Vajgurore dhe kur kam ardhur këtu si Kryeministër herën e parë, kam ardhur në një përmbytje të tmerrshme ku gjysma ishin të zhytur në baltë jo në ujë. Nuk bëhej fjalë të gjeje pllaka e të shikoje godina normale këtu ishte sikur kishte rënë bomba. Këtë Dimal që është sot nuk e solli koha, koha mund ta bënte edhe më të shkretë e më të zymtë nëse nuk do të mirëqeverisej qoftë në nivel qendror dhe atë vendor”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek rruga që duhej të përshkoje për Berat vite më parë duke theksuar se “nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat. Në Lushnjë merrje kthesën këputej lidhja, duhet të hyje në një rrugë me gropa”.

“Nuk bëhej fjalë të kishte në Berat gjithë ato dyer ku njerëzit vijnë edhe trokasin në bujtina fantastike që hapen përditë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…