Proda me Këshillin e Prindërve të Tiranës: Prioritet, siguria e fëmijëve në shkolla

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim të rëndësisë së veçantë, Këshillin e Prindërve të Tiranës.


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim të rëndësisë së veçantë, Këshillin e Prindërve të Tiranës.

Në njoftimin për mediet të Policisë së Shtetit, thuhet se objektivi i takimit ishte diskutimi dhe marrja e masave, për koordinimin më të mirë të zinxhirit të përgjegjësive, me qëllim përmbushjen e një prej prioriteteve absolute të punës së Policisë së Shtetit, garantimin e sigurisë së fëmijëve.

Sipas njoftimit, disa nga temat e diskutuara gjatë takimit ishin: siguria e nxënësve në ambientet e shkollës dhe përreth saj; siguria rrugore përreth shkollave; siguria kibernetike dhe mbrojtja e fëmijëve, online; garantimi i sigurisë gjatë aktiviteteve sociale, në të cilat janë të përfshirë fëmijë dhe të rinj dhe bashkëpunimi midis komunitetit të prindërve dhe Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë takim dhe rekomandimet e përcjella nga Këshilli i Prindërve të Tiranës, pasi kishin të bëjnë me sigurinë e fëmijëve, të cilët janë e ardhmja e vendit. Drejtori garantoi Këshillin e Prindërve të Tiranës, se strukturat e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, janë maksimalisht të angazhuara për të bashkëpunuar dhe për të koordinuar veprimet me të gjithë aktorët e zinxhirit të sigurisë në shkolla.

Ndër të tjera, gjatë takimit, drejtor Proda u shpreh: “Policia e Shtetit e ka prioritetet sigurinë në shkolla. Policia vlerëson maksimalisht çdo konflikt, edhe ato të vogla ndërmjet bashkëmoshatarëve, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë, drejtuesit e shkollave dhe patjetër, me bordet e prindërve që kanë një rol thelbësor në këtë proces. Kam dhënë porosi të veçantë që pavarësisht ngarkesës që kanë shërbimet policore, të intensifikojnë monitorimet në shkolla, sidomos gjatë javëve të fundit të mësimit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë, punonjësit socialë dhe me policitë bashkiake”.

Burimi ATSH

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…