Marrëveshje për evidentimin e kontributit të diplomacisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë nënshkruan një marrëveshje institucionale.


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) dhe Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) nënshkruan një marrëveshje institucionale, e cila do të ndihmojë në evidentimin e kontributit të diplomacisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Bashkëpunimi ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike, si dhe nxitjen e studimeve shkencore dhe botimeve dokumentare që ndriçojnë periudhën e luftës në Kosovë dhe kontributin e diplomacisë shqiptare.

Ky hap është një njohje e rëndësishme për punën e palodhur të diplomatëve shqiptarë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, të cilët i dhanë Shqipërisë dhe Kosovës një zë të fuqishëm në forumet ndërkombëtare.

MEPJ bën të ditur se, “përmes kësaj marrëveshjeje, ne sigurojmë që dokumentet e çmuara të cilët pasqyrojnë përpjekjet e jashtëzakonshme të diplomacisë shqiptare të jenë në dispozicion të studiuesve dhe të brezave të ardhshëm, duke ndihmuar në ruajtjen e së vërtetës dhe drejtësisë”.

“Duke u angazhuar për të ndihmuar në dokumentimin dhe analizën e këtij kapitulli të rëndësishëm të historisë sonë, ne po hapim mundësi të reja për kërkime shkencore dhe aktivitete të përbashkëta, që do të sjellin më afër të vërtetat e historisë sonë kombëtare”, nënvizon MEPJ.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…