Rritet me 15% numri i turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi në turizmin e resorteve me 5 yje, domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

Kryeministri Edi Rama ndau sot statistikat mbi rritjen e numrit të turistëve në Lezhë, ku regjistrohen 15% më shumë tursitë krahasuar me një vit më parë.


Kryeministri Edi Rama ndau sot statistikat mbi rritjen e numrit të turistëve në Lezhë, ku regjistrohen 15% më shumë tursitë krahasuar me një vit më parë.

Rama ndau të dhënat e publikuara nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, ndërsa theksoi se këto nuk janë thjesht shifrat, por është Lezha që nuk ndalet dhe Shqipëria që nuk ndalet.

Prandaj, sipas kryeministrit, edhe kalimi në një nivel tjetër, me turizmin e resorteve me 5 yje, është jo vetëm domosdoshmëri ekonomike po edhe gjeostrategjike.

Sipas të dhënave të publikuara nga kryebashkiaku Ndreu, përveç vizitorëve vendas dhe shqiptarëve nga Kosova, këtë vit në Lezhë vihet re një prani më e madhe se kurrë e turistëve nga shumë vende të Europës.

Turistët e huaj që kanë vizituar bregdetin e Shëngjinit gjatë kësaj periudhe përbëjnë rreth 20% të totalit të vizitorëve dhe vijnë kryesisht nga Gjermania, Polonia, Italia, Çekia, Austria, Zvicra, Rumania, Ukraina, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Suedia.

Sipas të dhënave të mbledhura nga bizneset turistike turistët gjermanë përbëjnë grupin më të madh, me rreth 20% të turistëve të huaj.

Në vijim janë turistët polakë 15%; turistët italianë 10%; turistët çekë 10%; dhe pjesa tjetër përbëhet nga vizitorë nga vende të tjera europiane.

Këto shifra konfirmojnë rritjen e interesit për Lezhën dhe Shëngjinin si destinacione turistike gjithnjë e më të preferuara në rajon dhe më gjerë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…