
Beja: Forcojmë bashkëpunimin rajonal për sigurinë e dërgesave postare
Siguria e dërgesave postare dhe e shërbimeve të postës së shpejtë ishte në fokus të një takimi rajonal të zhvilluar në Tiranë, në kuadër të projektit Hermes, të zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).

Siguria e dërgesave postare dhe e shërbimeve të postës së shpejtë ishte në fokus të një takimi rajonal të zhvilluar në Tiranë, në kuadër të projektit Hermes, të zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, bëri të ditur se në takim morën pjesë përfaqësues të administratave doganore dhe operatorëve postarë nga vendet e rajonit, të cilët diskutuan mbi sfidat aktuale, metodat e kontrollit, shkëmbimin e informacionit dhe masat për identifikimin e dërgesave të dyshimta.
Përfaqësues të administratave doganore dhe operatorëve postarë nga rajoni diskutuan mbi sfidat aktuale, metodat e kontrollit, shkëmbimin e informacionit dhe masat për identifikimin e dërgesave të dyshimta, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e kapaciteteve operacionale”, u shpreh Beja.
Sipas tij, Dogana Shqiptare mbetet e angazhuar në nisma që synojnë rritjen e sigurisë së zinxhirit të furnizimit dhe luftën kundër aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare.
“Dogana Shqiptare vijon të kontribuojë aktivisht në nismat rajonale që synojnë forcimin e sigurisë së zinxhirit të furnizimit dhe luftën kundër aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare”, theksoi Beja.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit rajonal për përmirësimin e mekanizmave të kontrollit dhe shkëmbimit të informacionit, me synim rritjen e efektivitetit në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që mund të kryhen përmes dërgesave postare dhe shërbimeve ekspres.
Burimi ATSH



















