Rehabilitimi i rrugës së Plugut në Lushnjë, Balluku: I shërben fermerëve dhe urbanizimit të zonës

Në bashkinë e Lushnjës, në fshatin Plug, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektin për rehabilitimin e rrugës që lidh këtë zonë me autostradën.


Në bashkinë e Lushnjës, në fshatin Plug, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektin për rehabilitimin e rrugës që lidh këtë zonë me autostradën. Një rrugë me gjatësi rreth 3 kilometra e cila po i nënshtrohet një rehabilitim të plotë, e që do të plotësohet edhe me elementët urbanë.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa dhe inxhinierë të FSHZH, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve ku deri më tani janë realizuar afro 25% e tyre.

“Ne me Fondin Shqiptar kemi nënshkruar edhe një kontratë dhe pas asfaltimit do të vazhdojmë edhe me trotuarin në pjesën e majtë të rrugës, me gjatësi 1.1 kilometra që do të shkojë deri në qendër të fshatit Plug, duke i dhënë një urbanizim zonës, ashtu siç e meriton”, bëri të ditur Sefa.

Kontrata parashikon që punimet të përfundojnë në shtator të këtij viti, duke iu shërbyer kështu të gjithë banorëve të zonës, e veçanërisht fermerëve. “Këtu rrugët luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe kryesor për lidhjen jo vetëm midis njësive administrative, por edhe parcelave në të cilat punohet. Por nga ana tjetër edhe për të gjithë lëvizjen e mallrave bujqësore që ne e dimë që janë ato oraret e pasdites që fillojnë grumbulluesit dhe fermerët shkojnë drejt tyre dhe është e nevojshme që t’i krijohet e gjithë infrastruktura e duhur”, tha Balluku.

Plotësimi i projektit me elementët urbanë, trotuarë dhe ndriçim, i përgjigjet kërkesës së banorëve, por edhe urbanizimit të zonës.

“Nuk ndërtojmë vetëm infrastrukturë rrugore, por kjo infrastrukturë rrugore vjen e kompletuar edhe me mobilimin urban, siç janë pjesa e trotuarëve, pjesa e gjelbërimit, pjesa e ndriçimit që është shumë e rëndësishme në zonë. Është një nga kërkesat që ne e kemi herë pas here. Edhe pjesa e ndriçimit vazhdon që të jetë një kërkesë shumë e rëndësishme që duhet t’ia ofrojmë banorëve”, u shpreh Balluku.

Burimi ATSH

Malaj: Brenda prillit çmimet e reja të referencës së pronave në pjesën tjetër të territorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda muajit prill pritet të finalizohet procesi.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Brenda prillit çmimet e reja të referencës së pronave në pjesën tjetër të territorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda muajit prill pritet të finalizohet procesi.