Berisha: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, çmimet mbi dyfish gjatë këtyre 12 viteve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me banorët e zonës së ‘Kombinatit’ në Tiranë.


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me banorët e zonës së ‘Kombinatit’ në Tiranë.

Berisha në fjalën e tij shprehu bindjen se PD ia ka dalë të hartojë projektin më të mirë që ka paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve.

“Ia kemi dalë të hartojmë një projekt të tillë së pari sepse kemi ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dy fondacione kryesore në botë të qendrës së djathtë, fondacioni Adenauer i Gjermanisë dhe fondacioni Heritage i SHBA kanë shqyrtuar dhe vlerësuar programin tonë. Kanë bërë sugjerimet e tyre”, tha Berisha.

Por, nga ana tjetër, shtoi ai, “ky program në mënyrë të padiskutueshme ka eksperiencën, ka trashëgimi eksperiencën me të cilën ne, siç jeni dëshmitarë, bëmë një ndryshim të madh në qëndrimin e shtetit ndaj qytetarëve”.

Dhe ky ndryshim, tha Berisha, “u shpreh para së gjithash në dhënien, në rikthimin e parave të taksave qytetarëve shqiptarë. Ky është një parim themelor për ata që qeverisin”.

Duke folur për qeverisjen e PD nga viti 2005 deri në vitin 2013, Berisha tha se, “nuk ka mësues në Shqipëri që të thotë se në atë periudhë nuk m’u dyfishua rroga. Nuk ka mjek, nuk ka infermiere që të dëshmojë se në ato vite, rroga e tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të ulët që thotë se pensioni i tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të mesëm që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 60 për qind. Nuk ka pension të lartë që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 40 për qind”.

Sipas tij, këto ndodhën, sepse “paratë që qeveria grumbullonte nga ju, që ishin tuajat, aktin e parë, i kthente tek ju Në këtë mënyrë, arritëm atë që kurrë ndonjëherë ndoshta nuk kishte ekzistuar. Arritëm të jemi qytetarët më të mirëpaguar të rajonit. Rrogat në Shqipëri ishin më të larta edhe se në Bullgari, edhe në Rumani. Pensionet në Shqipëri ishin më të larta se në këto vende, por edhe në vendet e rajonit. Kjo ishte Shqipëria e vitit 2013”.

Para 12 vitesh, shtoi Berisha, “çdo pensionist në Shqipëri merrte pension më të madh se pensionisti në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e me radhë. Rroga e ulët në Shqipëri ishte më e lartë se në secilin prej këtyre vendeve, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë”.

Sot, tha kreu i PD, “në qoftë se pensionisti në Shqipëri merr si pension mesatar 170 euro, pensionisti në Mal të Zi merr 450 euro. Merrte 138 euro”.

Sepse vijoi Berisha, “qeveria çdo vit është e detyruar t’u kthejë paratë qytetarëve. Rroga minimale në Rumani ishte 167 euro. Ishte 180 lej. Sot rroga minimale në Rumani është rreth 800 euro. Pse? Sepse qeveria u kthente paratë qytetarëve”.

Kjo, sipas tij, nuk ndodhi nv qeverisjen e socialistëve.

“Për të blerë ti qytetar i dashur sot aq sa blije në vitin 2013, të duhen dy herë e më shumë. Dhe rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën”, tha Berisha.

Sipas tij, “për të përballuar këtë rritje, sot çdo pensionist duhej të kishte pensionin 390 euro. Në qoftë se qeveria thotë do u indeksojmë. Në qoftë se qeveria do ishte e ndershme t’u indeksonte, pensioni juaj do të ishte 390 euro. Prandaj qeveria e Malit të Zi që i indeksoi, e ka pensionin 450 euro”.

Burimi ATSH

Rama takon Rutte: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama takon Rutte: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal…