Rama: Në mandatin e katërt, rrisim pagën mesatare në 1 mijë euro

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se në mandatin e katërt paga mesatare në Shqipëri do të jetë 1 mijë euro.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot se në mandatin e katërt paga mesatare në Shqipëri do të jetë 1 mijë euro.

Në takimin me shqiptarët e Athinës, Greqi, Rama tha se “kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija, dritë e kuqe që paralajmëron një rrezik të madh, që ne shqiptarët dhe shqiptarët e Greqisë e ka përjetuar në lëkurën e vet, ku piramidat u kthyen në gropa dhe ku u varros një pjesë e madhe e pasurisë së tyre. Sot kreditë e këqija janë nën 5% njësoj si vendet e tjera dhe Shqipëria nuk ka asnjë rrezik”.

“Kur ne morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3200 euro, sot janë mbi 10 mijë euro dhe në Shqipërinë 2030 do të jetë 15 mijë euro. Kur ne morëm detyrën paga mesatare ishte 370 euro, në sektorin publik, ku njerëzit punësohen për t’u shërbyer të tjerëve, sot me vitin 2024, të mbyllur me pagën mesatare në sektorin publik 1 mijë euro e shikojmë me optimizëm mandatin e katërt.

Kreu i qeverisë i bëri apel emigrantëve shqiptarë të kthehen në Shqipëri.

“Ky është lajmi për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që kanë filluar ta shohin Shqipërinë si vendin ku mund të kthehen, si vendin ku duan të kthehen por ende ngurrojnë për shkak se janë të pasigurt nëse do të gjejnë aty të paktën atë që kanë këtu, ndërkohë që unë them se kush do të ketë kurajon të kthehet sot, do të gjejë aty mundësinë që nesër të ketë më shumë se do të ketë duke qëndruar këtu”, nënvizoi Rama.

Më tek kryeministri Rama u shpreh se “paga mesatare asokohe ishte 320 euro, sot paga mesatare e përgjithshme midis shtetit dhe privatit është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë 1 mijë euro”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…