Ibrahimaj: Sektori privat po na ndjek në politikën e rritjes së pagave

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj siguroi sot sipërmarrësit e huaj që operojnë në vendin tonë për mbështetje nga ana e qeverisë.


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj siguroi sot sipërmarrësit e huaj që operojnë në vendin tonë për mbështetje nga ana e qeverisë.

Në fjalën e saj, gjatë një vizite në fabrikën “Next Generation Perfumes”, ku prodhohen parfume “Made in Albania”, të cilat më pas eksportohen në disa vende europiane, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Ibrahimaj vuri në dukje se mbështetjen nga ana e qeverisë për sipërmarrësit e huaj e tregon edhe fuqia e investimeve të huaja në Shqipëri.

Ibrahimaj theksoi se sot sfida e sipërmarrjeve është krahu i punës.

Ndaj shtoi ministrja, trajtimi i mirë i punonjësve dhe pagesa dinjitoze janë çelësi për të mos u përballur me këtë problem.

“Në të gjithë Europën, sfida kryesore është sfida e burimeve njerëzore dhe lufta që shtetet bëjnë me njëra-tjetrën janë për burimet njerëzore. Ndaj është shumë e rëndësishme që burimet njerëzore të trajtohen mirë, të trajnohen, të kenë ecuri karriere, një parashikueshmëri se ku e fillojnë pagën dhe ku mund të shkojnë, nëse vijojnë të trajnohen dhe punojnë më fort”, theksoi ajo.

Teksa paga minimale në Shqipëri është 400 euro, në këtë kompani, informoi Ibrahimaj, paga minimale është 700 euro dhe paga mesatare 900 euro, ndjeshëm, sipas saj, më e lartë se paga mesatare e sektorit.

“Një pagë dinjitoze është politika jonë. Kemi disa vite që merremi me pagat. Filluam me rritjen e pagave në sektorin shtetëror, të bindur që sektori privat do të na ndiqte. Dhe në fakt po na ndjek. Pagat tuaja janë një tregues”, shtoi ajo.

Ibrahimaj deklaroi se qeveria do të vijojë me politikën e rritjes së pagave, e bindur se burimet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm që dhe duhet trajtuar me kujdes.

“Next Generation Perfumes”, një kompani holandeze po eksporton sot produktet e saj nga Durrësi drejt Holandës dhe Austrisë, ndërsa nis shumë shpejt edhe eksportet drejt Italisë.

Burimi ATSH

Lamallari takon Brunner: Policia e Shtetit më shumë akses në platforma të dhënash të KE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim në Bruksel me Komisionerin Evropian për Çështjet e Brendshme dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari takon Brunner: Policia e Shtetit më shumë akses në platforma të dhënash të KE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim në Bruksel me Komisionerin Evropian për Çështjet e Brendshme dhe…