Spiropali në homazhet për babain e Thaçit: Shembulli se si një njeri i thjeshtë mund të bëhet atdhetar i madh

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes së atdhetarit Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes së atdhetarit Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Në ceremoninë e zhvilluara sot në Skënderaj, Spiropali e konsideroi fillimisht padrejtësi politike e kombëtare mbajtjen në paraburgim të Hashim Thaçit dhe luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa mungesa e Hashim Thaçit në ceremoninë mortore, Për Spiropalin është padrejtësi njerëzore e morale.

“Shumë i dashur Hashim, që na mungon në këtë përcjellje të babait tënd fizikisht, sepse padrejtësisë politike e kombëtare të burgosjes tënde e luftëtarëve të tjerë, sot iu shtua edhe një padrejtësi njerëzore e morale”, tha ajo.

Në fjalën e saj, Spiropali vlerësoi Haxhi Thaçin ndërsa shtoi se ai është shembulli sesi një njeri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetar i madh.

“Haxhi Thaçi, ky burrë i shtrirë para nesh dhe për të cilin morëm të gjithë rrugën për këtu në Skënderaj, është shembulli sesi një njeri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetar i madh. Kjo është e mundur kur urtësia, njerëzillëku, ndershmëria, lidhjet e forta me njerëzit dhe përkushtimi i përditshëm i një burri që duket i zakonshëm, shumëfishohen, ndriçojnë dhe frymëzojnë përkushtimin dhe sakrificat për atdheun, për kombin”, tha Spiropali.

Por, sipas saj, “Haxhi Thaçi ishte më shumë se kaq”.

“Përkujdesja prindërore, edukata patriotike, devocioni i këtij plaku që u udhëhoq gjithë jetën nga fryma e së drejtës dhe frymëzimi prej lirisë, i dhanë Kosovës një komandant e luftëtar, një udhëheqës vizionar, Kryeministrin e parë e pastaj edhe Presidentin e Kosovës së pavarur. Prandaj Haxhi Thaçi ishte, jeton dhe do të jetojë në birin dhe shëmbëlltyrën e vet, Hashim Thaçin, dhe në pasardhësit e tij”, shtoi Spiropali.

“Faleminderit, burrit dhe patriotit Haxhi Thaçi, që na dhe Hashim Haxhi Thaçin, udhëheqësin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e së cilës, me mbështetjen e popullit të vet, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, e ka bërë Kosovën prej 26 vjetësh një shtet të lirë dhe prej 17 vjetësh një shtet të pavarur. Nuk i bën nder askujt, përveçse armiqve të lirisë, fakti që Hashim Thaçi dhe udhëheqësit kryesorë të UÇK-së janë sot në ‘shtatë penxheret’ e Hagës”, vijoi ajo.

Spiropali theksoi se ata janë viktima të një drejtësie që po bëhet përditë e më tepër një iluzion dhe përditë e më tepër po shkallmon vlerat, parimet dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe injoron e margjinalizon institucionet sovrane të shtetit të lirë e sovran të Kosovës.

“Dhe që amoralitetit dhe falsitetit të vet i vuri vulën me ndalimin e të burgosurit padrejtësisht dhe kundraligjërisht, Hashim Thaçit, për t’i dhënë lamtumirën babait të vet. Baca Haxhi, në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim ne të gjithë, nga Shqipëria dhe gjithë shqiptaria. Të qoftë i lehtë dheu i Burojës, dheu i Skënderajt, dheu i Kosovës! Të kam sjellë edhe një dorë nga dheu i Shqipërisë! Lamtumirë!”, tha Spiropali në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni mortore.

Burimi ATSH

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.